Shtyhet vazhdimi i seancës së paralajmëruar për nesër

14 shkurt 2018 | 16:59

Zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se vazhdimi mbajtjes së seancës plenare të paralajmëruar për nesër (e enjte) është shtyrë për një ditë tjetër.

“Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që është paralajmëruar të mbahet të enjten, më 15 shkurt 2018, në orën 10:00, me kërkesë të kryeministrit është shtyrë për një ditë tjetër. Për ditën e mbajtjes së seancës do të njoftoheni me kohë”, është thënë në njoftimin e Kuvendit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjitha shtetet evropiane e kanë të ardhmen e përbashkët,…