Shuajb Blakçori emërohet drejtor i Drejtorisë së Administratës në Podujevë

29 prill 2024 | 10:38

Me vendim të kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi është emëruar Shuajb Blakçori drejtori i Administratës Komunale.

Shuajb Blakçori ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet, ndërsa studimet e magjistraturës i ka përfunduar në drejtimin Ekonomi e Gjelbër dhe Zhvillim i Qëndrueshëm Ekonomik në South East European University.

Ka punuar si menaxher në përfaqësinë e Renault për Kosovë, menaxher në Kosmonte Foods, si dhe analist i të dhënave statistikore në GIZ.

Kryetari Bulliqi e ka uruar Shuajb Blakçorin për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese e mbarësi në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive, si dhe i ka siguruar mbështetje e bashkëpunim të plotë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka nisur tashmë…