Shuhet një nga golashënuesit më të mirë anglezë

19 shtator 2021 | 14:20

Është shuar në moshën 81-vjeçare Jimmy Greaves, një nga sulmuesit më të mëdhenj anglezë të historisë dhe golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë angleze (përpara se të quhej Premier League).

Greaves ka qenë gjithashtu pjesë e skuadrës fituese të Kupës së Botës, në vitin 1966. Kulmi i karrierës së tij do të ishte periudha me Tottenham, në të cilën dërgoi topin në rrjetë 266 herë në 379 ndeshje, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe fitoi në vitin 1963 Kupën e Kupave, që në atë kohë ishte trofeu i parë evropian që fitonte një klub anglez.

Me Anglinë, Greaves ka shënuar 44 gola në 57 ndeshje. Në Kupën e Botës 1966, ai luajti të treja ndeshjet e grupit, por u dëmtua kundër Francës dhe vendin e tij e zuri Geoff Hurst, vendimtar në finalen kundër Gjermanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të…