Shukri Buja nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Partinë e Ashkalinjëve për Integrim (PAI): Çdo ditë e më afër fitores!

17 shtator 2025 | 21:46

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Partinë e Ashkalinjëve për Integrim (PAI). Kjo marëveshje e arritur mes Shukri Bujës dhe kryetarit të PAI-së, Hetem Arifi, është një kthesë serioze në komunën e Lipjanit. Kujtojmë që PAI-ja me vite të tëra ka qenë pjesë e koalicionit me LDK-në.

Njoftimi i plotë i Bujës:

Sot, kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Lipjan dhe Partisë Ashkalinjëve për Integrim (PAI).

Me këtë marrëveshje, PAI vendos që në zgjedhjet lokale të vitit 2025 të mos garojë me listë të veçantë për Kuvendin Komunal, por të mbështesë kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Lipjanit.

PDK dhe unë personalisht marrim përsipër që gjatë mandatit qeverisës katërvjeçar të përfshijmë projektet dhe prioritetet e komunitetit ashkali në të gjitha fushat e kompetencave komunale, si dhe të sigurojmë përfaqësim të drejtë institucional.

Ky bashkëpunim është garanci për një Lipjan më gjithëpërfshirës, ku çdo komunitet ka zërin dhe vendin e tij në zhvillimin e përbashkët të komunës sonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokatja Arbenita Aliu, ka reaguar në lidhje me suspendimin e…