Shukri Buja publikon listën e kandidatëve të PDK-së për Lipjan

14 gusht 2025 | 20:31

Kandidati i PDK-së për kryetar në Lipjan, Shukri Buja, ka bërë publike listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Buja ka theksuar se kjo listë përbën një ekip, njerëzish të përkushtuar, profesionistë të spikatur nga fusha të ndryshme, që vijnë nga jeta publike dhe ajo private.

Kandidati për kryetar të Lipjanit, ka ftuar qytetarët që ta mbështesin këtë ekip që së bashku ta rikthejnë shpresën, besimin dhe zhvillimin që Lipjani e meriton.

Njoftimi i plotë i Bujës:

Kam nderin dhe përgjegjësinë t’ju prezantoj listën fituese të PDK-së për Asamblenë Komunale të Lipjanit.

Një ekip njerëzish të përkushtuar, profesionistë të spikatur nga fusha të ndryshme, që vijnë nga jeta publike dhe ajo private.

Këta janë individë me integritet, vullnet dhe vizion, të gatshëm të jenë zëri juaj, zëri i qytetarëve, në zemër të vendimmarrjes lokale.

Në këto zgjedhje, ju ftoj të mbështesni këtë ekip të besueshëm dhe energjik, që së bashku ta rikthejmë shpresën, besimin dhe zhvillimin që Lipjani e meriton!

Voto PDK!

Voto për fitore!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka vizituar çlirimtarët në Hagë.…