Shumë arsye pse duhet votuar dr. Arbër Tolaj

04 tetor 2019 | 14:19

Shkruan: Flori Bruqi

Arsyeja e parë pse duhet votuar dr. Arbër Tolaj, është sepse ai qëndron i rreshtuar në listën të cilës i prinë njeriu që në çdo kohë i doli zot atdheut, burrështetasi që na ktheu dinjitetin dhe krenarinë kombëtare, ai që na garanton 100% Shtet, Përkushtim e Dinjitet – Ramush Haradinaj.
E arsyet tjera pse doktor Arbër Tolaj i cili është i veçantë dhe dallon skajshmërisht prej kandidatëve të tjerë, janë të shumta.
Dr. Arbër Tolaj rrjedh nga një familje e ndershme, intelektuale, atdhetare e me kredibilitet të lartë qytetar.
Falë rrugëtimit arsimor, Arbri ngjiti majat më të larta në fushën e mjekësisë, duke u kualifikuar si Specialist i Kirurgjisë Ortopedike dhe Traumatologjisë, sikundër që u kualifikua edhe si Magjistër profesional ortopedik dhe Master i menaxhimit shëndetësor.
Arbrin e gjejmë të përkushtuar në dhjetëra sub-specializime në shtete të ndryshme të botës (SHBA, Suedi, Francë, Austri, Finlandë, Portugali, Spanjë, Maqedoni, etj) ku nga eksperiencat e njohuritë e krijuara në shtetet perëndimore, Doktori për herë të parë në Kosovë, aplikoj disa operacione ortopedike që gjer atëherë ishin të pa imagjinueshme të realizoheshin tek ne.
Ai ishte referues dhe pjesëmarrës në shumë kongrese e sesione shkencore në fushën e ortopedisë, gjithandej botës.
Si Drejtor i Klinikës së Ortopedisë në QKUK, Doktori tregoj rezultate kulmore edhe në aspektin e menaxhimit institucional.
Por Arbri krahas ngritjes profesionale ishte i mishëruar edhe me ndjenjën atdhetare. Si stërnip i figurës emblematike të Kombit-Metush Krasniqit, i edukuar në frymë patriotike, kur Kosova po digjej nga forcat Serbosllave në vitet 98/99, ai ju përgjigj Kushtrimit të Atdheut, dhe ndonëse djalë i vetëm, Arbri u rreshtua si mjek lufte në radhët e UÇK-së, për të vazhduar më tej me misionin e njëjtë edhe në UÇPMB.
Pra ky bagazh kombëtar, intelektual e profesional, argumenton fuqishëm se Arbrit duhet t’i besojmë edhe në rrugëtimin politik, ngase si Deputet do të jetë zëri ynë në Parlamentin e Kosovës.
Arbri si profesionist i dëshmuar jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë vendit, duke njohur thelbësisht segmentin e shëndetësisë, do të jetë i përkushtuar që programin e Ramush Haradinaj ta zbatoj në tërësi,
Domosdoshmërisht që me Doktorin, plani i Haradinajt për Sigurimet shëndetësore do të jetësohet.
Gjithashtu ai do të angazhohet që buxheti i sistemit shëndetësor nga Bruto Produkti Vendor (BPV) të rritet në bazë të nevojave vjetore.
Dr. Arbri do të kontribuoj në krijimin e Politikave unifikuese në sistemin shëndetësor në të tri nivelet, atë primar sekondar dhe terciar, duke promovuar decentralizimin në menaxhim të këtyre sistemeve.
Do të angazhohet në zbatushmërinë e programit Haradinaj për ngritjen e pagave të punonjësve shëndetësor.
Fokusin do ta ketë edhe tek realizimi i pagesave për rrezikshmërinë në vendin e punës, duke e rregulluar me ligj, si dhe akte të brendshme.
Rritja e numrit të punëtorëve shëndetësor konform standardeve ndërkombëtare me qëllim të ofrimit të shërbimit cilësor shëndetësor, do të jetë ndër prioritetet e doktorit.
Përmirësimi i kushteve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e Spitalet regjionale furnizimi me barna, materiale harxhuese dhe pajisje mjekësore të sofistikuara, ngelen mision i Dr. Arbrit.
Depolitizimi i institucioneve shëndetësore, Transparenca institucionale, Planifikimi dhe ndarja proporcionale e specializimeve sipas nevojave të popullatës, Përmirësimi i imazhit të punëtorëve shëndetësor përmes politikave programore qeverisëse(mbrojtja e tyre prej linçimit publik), do të jenë vetëm disa nga politikat shëndetësore me interes për qytetarin e vendit, që Dr. Arbër Tolaj ja ka vënë vetës detyrim që ti jetësoj.
Pra Arbri do të jetë zë i fuqishëm jo vetëm për shëndetësi të dinjitetshme, por edhe për mirëqenie sociale, arsim cilësor, e zhvillim ekonomik, e mbi të gjitha Rininë e vendit.
Së këndejmi themi se Arbri, Politikës do ti ofroj vendosmëri në zgjidhjen e probleme sociale të qytetarëve. Sepse ai Konceptin liri dhe shtet i ka të ndërtuara në kontekstin historik që ka kaluar Kosova.
Me Dr Arbrin shëndetësia dhe shtetësia marrin karakter të qëndrueshëm.
Ai profesionin e sintetizon në shërbim të politikës dhe jo politikën në aspiratë të profesionit.
Arbri është Arbër, ka vetëbesim, siguri dhe nuk ju nënshtrohet presioneve.
Do të jetë politikan besnik i kauzës euro-atlantike dhe përfaqësues i denjë i mendësisë dhe politikë bërjes së fuqive perëndimore, aty ku ne pretendojmë të arrijmë.
S’do mend se Arbri meriton të votohet, ngase vlera e tij kombëtare e profesionale duhet të bartet në institucione politikbërëse për një jetë të përbashkët më të mirë.
Krejt në fund konsideroj se të gjithë shqiptarët në Kosovë duhet besuar në konceptin Haradinaj për 100% Shtet. Ndaj më 6 tetor sovrani duhet ti jep besimin koalicionit AAK- PSD, me numër 119, duke konfirmuar vazhdimin e punës së Kryeministrit Haradinaj, i cili renditet me numrin 1. Ndërsa dr. Arbër Tolaj me numër 67.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit