
Shumë klube të interesuara për Rashicën, flet drejtori i Bremenit
10 maj 2020
| 20:35
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Milot Rashica në verë mund të largohet nga klubi i Werder Bremen.
Ofertat janë të shumta në drejtim të yllit të Kosovës, kurse drejtori sportiv i Ëerder Bremen, Frank Baumann, ka thënë se ende Bremeni nuk ka marrë ndonjë ofertë specifike.
“Deri tani, asnjë klub nuk na është afruar me ndonjë ofertë specifike, të cilën do të mundë ta shqyrtonim”, ka thënë Baumann. (V.Z / Epoka e re)