‘Shumë pak shqiptarë në la Mansh’, Sunak vlerëson marrëveshjen me Shqipërinë

08 janar 2024 | 15:10

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak në një intervistë për rrjetin televiziv “BBC” është shprehur se marrëveshja e arritur me Shqipërinë për kthimin e emigrantëve të paligjshëm drejt vendit tonë është një sukses.

Sunak ka thënë se kjo marrëveshje me qeverinë shqiptare për të luftuar emigracionin e paligjshëm ka sjellë një rënie të shqiptarëve që tentojnë të kalojnë ilegalisht kanalin “La Mansh” me gomone për të kërkuar azil në Britaninë e Madhe.

“Padyshim ajo që besoj unë është se parandalimi për të ndaluar emigracionin e paligjshëm funksionon. Kur u bëra kryeministër e kisha prioritet marrëveshjen me Shqipërinë e cila tani më është në funksion. Kemi kthyer mbrapsht në Shqipëri 5 000 persona si rezultat i kësaj marrëveshje. Ajo çfarë ne kemi parë është se me këtë marrëveshje, numri i emigrantëve të paligjshëm shqiptar që vijnë në Britaninë e Madhe ka rënë me mbi 90 për qind përgjatë vitit të shkuar”, ka thënë ai.

Statistikat e fundit nga Home Office kanë treguar se pati një rënie me 93 për qind të emigrantëve shqiptarë që mbërrinin në mënyrë ilegale në Britani të Madhe përgjatë vitit 2023 , krahasuar me vitin 2022.

Kryeministri Rishi Sunak ka deklaruar se nisma e tij “Stop the Boat” ka dhënë rezultat e duhura dhe se plani i tij për të dërguar emigrantët e paligjshëm drejt Ruandës do të vijojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Banja Lukë do të mbahet sot (e hënë) mbledhja…