Më shumë se 20 kilogramë marihuanë kapen në Merdarë (Foto)

28 mars 2018 | 21:21

Dogana e Kosovës ka kapur një sasi të madhe të marihuanës në Merdarë, në pikën kufitare me Serbinë.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka konfirmuar rastin për “Koha.net”.

Droga është kapur në një veturë që ishte në dalje nga Kosova.

Në këtë rast janë kapur më shumë se 20 kilogramë marihuanë, sipas informatave të para.

Stavileci me këtë rast ka thënë se dogana falënderon SHBA-në për pajisjet dhe trajnimin në luftimin e kontrabandës me drogë.

“Njësitë antikontrabandë të doganës e kanë zënë pas një kontrolle të specializuar”, ka thënë Stavileci.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peshëngritësi nga Shqipëria, Briken Çalja ka fituar medaljen e artë…