Si arritën të hyjnë ushtarët e Hamasit në Izrael?

07 tetor 2023 | 21:33

Militantët nga Hamasi kanë hyrë në tokën izraelite nga Gaza.

Zëdhënësi i forcave të mbrojtjes së Izraelit (IDF), nënkoloneli Richard Hecht në një konferencë për shtyp ka deklaruar se militantët shfrytëzuan rrugët tokësore si dhe ajrin duke përdorur paragllajdët për të hyrë në shtetin e izraelit.

Hecht tha se luftimet në terren po zhvillohen në Kalimi Erez, Nahal Oz, Magen, Kibbutz Beeri, Baza e Ushtrisë Rehim, Baza e ushtrisë Ziikim dhe Kfar Azz.

Hecht nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve nëse inteligjenca e IDF-it kishte informacione se do të ndodhte një sulm nga ana e Hamasit.

Ai shtoi se ushtria do të thërriste mijëra rezervistë, raporton cnn.

Kur u pyet nëse IDF e konsideron veten në luftë, Hecht tha se “kjo është një gjendje gatishmërie për luftë”. Ndryshe, izraelitët dhe palestinezët kanë konfirmuar se në radhët e të dyja palëve ka viktima ndër civilët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka…