“Si dy luan në kafaz, ne jemi njohur”/ Sabiani publikon këngën për Ilirin: Je një njeri i vërtetë pa mashtrime

03 shkurt 2022 | 11:41

Edhe pse nuk njiheshin më parë me njëri-tjetrin, Iliri dhe Sabiani krijuan një miqësi shumë të fortë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Madje edhe pas daljes së këngëtarit, ai vijon që të jetë mbështetja më e madhe e balerinit.

Ditën e djeshme Sabiani ka publikuar këngën e tij më të re, e cila i dedikohet rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP” dhe titullohet “Për Ju” në bashkëpunim me Helios.

“Hyra ne big brother për të testuar veten dhe pse jo që njerëzit të njihnin Sabianin e vërtet. Çmimi është dashuria që jepni ju pa kushte. Malli për fëmijët e mi dhe gjetja e një vllai gjatë këtij rrugëtimi. Prandaj kjo këngë është “Për Ju”??”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos në Youtube.

Videoja ka momente “screenshot” të Ilirit me Sabianin, të Sabianit me fëmijët e tij dhe të Ilirit me vajzën e vet.

“Është ora tre dhe natën s’fle ju shoh në ëndrrat e mia, shpirti im, gjaku im, përqafoj ëndrrat e mia. Buzëqesh, malli më thërret, Zoti mi ka dhënë…Oj dashni oj dashni ti më merr, sikur hëna ndriçon natën terr, oj dashni, oj dashni ti më merr, brenda shpirtit jeton dhe kur nuk je”,- ka shkruar ai dhe i dedikohet fëmijëve.

Pjesa për Ilirin këndohet nga Helios dhe është italisht:

“Si dy luan në kafaz, ne jemi njohur. Në momente inati ti më qetësoje kur të tjerët më dukeshin si të panjohur. Je vëlla për mua. Vlen më shumë se këto lekët. Kam respekt për ty. Je një njeri i vërtetë pa mashtrime. Midis këtyre fytyra false, jo nuk gjendet e jotja. Sepse e di që më dëgjon edhe kundër interesit tënd, po, jemi një dyshe dhe ndërkohë të tjerët mendojnë për përfitimin. Ti qëndro i vërtetë mos u ndje i dëshpëruar…”, ka dedikuar Sabiani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Malit të Zi sot do të vendosë për…