Si e censuroi komunizmi Gjergj Fishtën

17 dhjetor 2021 | 08:46

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, zbuloi në një konferencë shkencore në Shkodër për At Gjergj Fishtën, dorëshkrimin e ndaluar të Historisë së Letërsisë shqipe. Aktiviteti shënoi përmbylljen e veprimtarive për 150-vjetorin e homerit shqiptar.

Aktivitetet në 150-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishën u përmbyllën në Shkodër me një konferencë shkencore.

Provinciali françeskan, at Pashko Gojçaj theksoi rëndësinë mbi të cilën duhet trajtuar Fishta, porositë e të cilit duhet të jenë udhërrëfyese edhe sot.

“Na bashkon dhe na bën një me gjithë dallimet që ne kemi.”

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, duke u ndalur tek momentet historike që shënjuan jetën e Fishtës, zbuloi edhe botimin e censuruar nga regjimi, i cili në mbi 50 faqe kishte veprat e tij.

“Që në vitin ’68 ishte bërë gati volumi i tretë i letërsisë shqipe ku ishte parashikuar që me meritë Fishta të zinte 59 faqe në atë botim që për arsye politike nuk u botua.”, deklaroi kreu i Akademise se Shkencave.

Studiuesi dom Nikë Ukgjini kërkon që Fishta dhe të tjera personalitete të marrin vendin që i takon në letersinë shqipe, veçanërisht në tekstet shkollore.

Aktiviteti erdhi nën kujdesin e departamenteve të letërsisë e gjuhësisë, qendrës së studimeve albanologjike dhe provincës françeskane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë të ditur se…