Si e njoha Shqipërinë nga afër

22 qershor 2022 | 16:42

Shkruan Nuran Xhumshiti

Së bashku me kolegë nga Departamenti i Historisë dhe Antropologjisë dhe me profesorët e nderuar; Muhamet Mala, Bujar Dugolli e Arsim Sinani, ishim në vizitën studimore në Shqipëri #AlbaniaSacra2022, ku fillimisht vazhduam për në Shkodër (e Teutës e të Balshajve), më pas vizituam Lezhën e më pas Krujën (Progonit e të Gjergjit).

Dita e nesërme ishte rezervuar për në Tiranë (Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjithëve” dhe më pas në Durrës (Muzeu Arkeologjik i Durrësit). Ditët e tjera u pasuan në: Apolloni, Elbasan, Pogradec, Drilon.

Nga atje vazhduam për në Korçë (Mësonjëtorja e Korçës, Muzeu Gjon Mili, Muzeu Arkeologjik, Muzeu i Aritit Mesjetar). Nga Korça vazhduam për në Ohër (Enkelejve e të Gropjave),ku vizituam Manastirin mesjetar Shën Naumi dhe më pas qytetin e Strugës, ku patëm mundësi ta shohim nga afër rrjedhën e Drinit të Zi.

Ky udhëtim do të mbetet në kujtimet e mia pasi njoha nga afër kulturën shqiptare, shijova bukuritë pitoreske dhe u shoqërova me kolegë antropolog e arkeolog të ardhshëm. Ndërsa në Korçë u njoftova me disa kolegë historian nga Universiteti Fan Noli, që na shoqëruan gjatë udhëtimin në qytetin e njohur si qyteti i serenatave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti serb, Nemanja Matic, ka vizituar të mërkurën manastirin e…