Si festoheshin nëntorët e lirisë në Kosovën e pasluftës

27 nëntor 2022 | 21:27

MANIFESTIMI QENDROR “RRETH FLAMURIT TË PËRBASHKUAR“

Kazerma “Adem Jashari“, Prishtinë, 27 Nëntor 2000

Shkruan: Muharrem Mahmutaj

Në këtë datë, 22 vjet me parë, TMK-ja organizoi një manifestim dhe një paradë madhështore për nder tri ngjarjeve historike: Daljes Publike të UÇK-së, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Ditës së Flamurit. Me këtë manifestim dhe aktivitetet tjera, TMK-ja, ka dëshmuar se ishte trashëgimtare e denjë e UÇK-së dhe institucioni që ushqeu dhe mbajti gjallë kauzën e shtetit të Kosovës. Për ata qe kanë sadopak memorie e dijnë se sa mision i vështirë ka qenë ky, duke pasë parasysh faktin se Kosova ishte nën protektoratin e UNMIK-ut, të cilit nuk i pëlqente identiteti ushtarak i TMK-së. Ky manifestim është pasqyruar gjerësisht në numrin e parë të të Revistës ushtarake “Mbrojtja e Kosovës“, kryeredaktor i parë  i së cilës kam pasur fatin të jem. Më poshtë po ju sjell foto nga ky manifestim.

Duhet pranuar se dikur edhe festat kanë pasë shkëlqim tjetër. Ne kishim më shumë dashni për shtet ende pa qenë shtet. Kemi pasë më shumë dashni për ushtrinë pa qenë ende zyrtarisht ushtri. Kemi pasur më shumë pasion e vizion për vendin.

Urime Festat e Nëntorit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja ka zhbllokuar sfidën ndaj Gjermanisë. Po zhvillohej minuta e…