Si gjithë luftëtarët e tjerë edhe presidenti Thaçi do të dalë i pafajshëm

08 korrik 2020 | 20:25

Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se asnjëherë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë frikësuar dhe nuk kanë ngurruar të përballen me drejtësinë si atë vendore por edhe ndërkombëtare.

“Si gjithë luftëtarët e tjerë edhe presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi do të dalë i pafajshëm kundër akuzave të pabaza dhe të paqena që po iu bëhen atij dhe shumë ish luftëtarëve të UÇK-së. Ne kemi qenë viktima dhe kemi bërë luftën tonë për liri atë edhe çka na ka takuar të luftojmë për atdheun tonë të dashur, Hashim Thaçi një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një ndër shembujt e rrallë në botë me bashkluftëtaret të shumtë të UÇK-së që i treguan botës se si luftohet dhe mbrohet atdheu nga një armik barbar të cilët përdorën çdo mjet të dhunës për të na persekutuar dhe shfarosur nga toka jonë Kosova.

“Të gjithë shqiptarët ku do që janë ndihen krenar me ju Hashim Thaçi dhe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për luftën e bërë për shtetin  e Kosovës, nuk ka asnjë gjykatë që mund të gjykojë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të luftëtareve të saj”, ka shkruar Gucati në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ky reagim i tij ka ardhur pas lajmit se të hënën, më 13 korrik, do të udhëtojë për në Hagë me ftesë të Prokurorit Special.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka reaguar në lidhje me…