Si po formohet mini-kalifati islamik me fëmijët në Al Hol

15 nëntor 2019 | 19:37

Al Holi, për korrespondentin e Sky News, Mark Stone, përbën inkubatorin perfekt të ripërteritjes së Shtetit Islamik. Mbi gazetarin, ka lënë shumë gjurmë takimi me një djalë jo më shumë se 10 vjec.

Në takimin me të, fëmija ka cituar në arabisht një varg nga Kurani: “ Zoti thotë: kthehuni tek Allahu me pendim të sinqertë e shpresën se Zoti do t`ju largojë të këqijat”. “Djali”, shkruan Stone, “na tha pastaj me qetësi: ne do t`ju vrasim! Do t`ju masakrojmë”! “ E kam parë, e riparë atë moment”, vazhdon reporteri, që përpiqet të kuptojë nëse 10-vjeçari e di se cfarë po thotë, nëse e kupton atë që po thotë apo nëse ka parë të tjerë duke u masakruar.

“Si mund ta shërosh një mendje kaq të re dhe kaq të dëmtuar”, pyet ai. I gjendur në rrafshinat e Sirisë verilindore, Al Holi është një kamp që duhet të shqetësojë shumë qeveri. Ai ruhet nga një kontigjent ivogël burrash dhe grash kurde, të cilat bëjnë më të mirën që munden, dhe është një qendër për gratë e fëmijët që u larguan pas rrëzimit të Kalifatit. Burrat janë në disa burgje pak të sigurta, jo shumë larg prej tyre. Al Holi duhet të ishte një strehë e përkohshme, por po i reziston kohës, vazhdon shkrimi, ndërsa nuk ka asnjë plan konkret për 70 mijë njerëzit e gjendur aty.

“Që të hysh brenda, duhet të marrësh masa. Nuk ke për të qenë I mirëpritur. Ne veshim mbrojtëse trupi e rojet që na shoqërojnë janë të armatosura. Goditjet me thikë janë të zakonshme e ka pasur disa vrasje.Pjesa jugore e kampit, e njohur ndryshe si “aneksi”, është ajo ku qëndrojnë shtetasit e huaj. Janë 10 mijë vetë, më thonë rojet, por as ata nuk e dinë me siguri sepse nuk ka lista ta sakta. Këtu gjetëm fëmijë nga Rusia, Bosnja, Franca, Kina, Uzbekistani. Nëna të radikalizuara dhe të mitur që nuk kanë parë jetë tjetër vec kësaj“, thotë Stone.

Gazetari shton më tej se ka pyetur disa gra nëse besojnë në ideologjinë e ISIS-it, e ka marrë këtë përgjigje:

Po, përse jo? Këtu na trajtojnë si kafshë”. “Epo edhe ju i keni trajtuar të tjerët si kafshë, i keni prerë kokat, i keni djegur të gjallë. Nuk është e vërtetë?”, dhe ajo ia kthen : “ Kur e thotë Kurani”. Autoritetet e kampit, sqarohet ne artikull, thonë se radikalizimi vazhdon gjatë gjithë kohës dhe kampi në vetvete, përfaqëson praktikisht një “mini-kalifat”!/shqip

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale pamjet nga protestat në…