Si shpëtoi Parisi?

01 prill 2020 | 14:27

Shkruan: Daut Dauti

Në fund të verës së vitit 1944 ushtritë aleate po i afroheshin Parisit. Gjermanët nuk mund ta ndalonin përparimin e forcave aleate dhe Hitleri kishte urdhëruar gjeneralin Dietrich von Choltitz që me shkatërrimin e disa ndërtesave ta vononte depërtimin e aleatëve. Shkatërrimi do të ishte masiv dhe do të mbyteshin dhjetëra mijëra njerëz. Një arësye tjetër besohet se ishte xhelozia e Hitlerit që gjermanët nuk kishin qytet të bukur si Parisi. Prandaj, nëse Parisin nuk do ta kishin gjermanët, nuk do ta kishte askush.

Plani për shkatërrimin e Parisit është paraqitur në dy filma: 1. ‘Diplomacy’ (Diplomacia) dhe 2. ‘Is Paris burning’ (A po digjet Parisi). Filmi ‘Diplomacy’ në realitet është dialog në mes gjeneralit gjerman von Choltitz, rolin e të cilit e luan aktori francez Niels Arestrup, dhe André Dussollier, i cili e luan rolin e Raoul Nordling-ut, ambasadorit suedez në Francë.

Nordling ka qenë një njeri tejet interesant. Ka qenë diplomat suedez por ka qenë i lindur, i rritur, i arsimuar në Paris dhe anëtarë i një familjeje të pasur suedeze në kryeqytetin e Francës. Këto karakteristika ndoshta kanë qenë edhe arssyeja që Nordling kishte lidhje të fuqishme me gjithkend, përfshirë ushtarakët okupues gjermanë, qarqet diplomatike, shtresën intelektuale dhe artistike, rezistencën franceze, pushtetin kuisling, etj.

Në filmin ‘Diplomacy’ shohim se Nording është mjeshtër për të biseduar dhe për të bindur kundërshtarin. Përkundër vështirësive, Nording arrinë që ta bindë gjeneralin gjerman që të mos i zbatoj urdhërat e Hitlerit në mënyrë që ta shpëtonte Parisin dhe me te edhe artin, kulturën dhe historinë e këtij qyteti.

Regjinë e ka bërë Volker Schlöndorff, i cili filmin ia kushton diplomatit të njohur amerikan Richard Holbrooke, i cili për shqiptarët dhe Ballkanin ka domethënie të madhe.

Kjo temë, pra kontributi i Nording-ut në ruajtjen e Parisit, është paraqitur edhe në filmin ‘Is Paris Burning’ që është gjiruar në vitin 1966. Për dallim, ky film, me karakter epik, ka diapazon më të gjërë të ngjarjes dhe në të marrin pjesë shumë aktorë të njohur siç është Orson Wells, përfshirë edhe ata francezë, Alen Delon-in dhe Jean Paul Belmondo kurse skenari është bërë nga Francis Copola.

Pra, që të dy filmat janë të zhanrit historik, të bazuar në ngjarje të vërtetë dhe ofrojnë shembullin më të mirë se si një njeri mund të bëjë shumë nëse angazhohet me këmbëngulje. Natyrisht që këto punë nuk mund t’i bëjnë të gjithë por ata që munden duhet ta provojnë. Sidoqoftë, janë filma që mund t’i shikoni gjatë këtyre ditëve të vetë-izolimit.

Image may contain: one or more people, people standing and textImage may contain: 1 person, text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk…