Konjufca për reciprocitetin ndaj Serbisë: Barazia, rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve

01 prill 2020 | 14:22

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se zbatimi i nisur i masës së reciprociteti ndaj Serbisë nga sot, është rruga e vetme që mund të çojë në normalizim të marrëdhënieve mes të dy vendeve.

“Nisur nga sot, Qeveria e Kosovës ka hequr tarifën 100 përqind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe e ka zëvendësuar atë me procesin e gradualshëm të reciprocitetit ndaj Serbisë”.

“Besojmë se barazia është rruga e vetme për normalizim të marrëdhënieve tona”, ka shkruar Konjufca në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja për Kosovën në Parlamenti Evropian (PE), Viola Von Cramon,…