Pas heqjes se taksës, raportuesja për Kosovën në PE shpreson në heqjen e vizave

01 prill 2020 | 14:17

Raportuesja për Kosovën në Parlamenti Evropian (PE), Viola Von Cramon, ka thënë se shpreson që Këshilli i Bashkimit Evropian do ta marrë parasysh vendimin e qeverisë në detyrë të Kosovës për heqjen e taksës 100 për qind, duke dhënë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ajo në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se vendimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për heqjen e taksës është një sinjal i rëndësishëm për bashkëpunim politik në rajon.

“Urime Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për heqjen e tarifave. Sinjal shumë i rëndësishëm për zhvillim ekonomik dhe për bashkëpunim politik në rajon. Shpresoj që do të vlerësohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian për t’i dhënë dritën e gjelbër liberalizimit të vizave”, ka shkruar Von Cramoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turkmenistani ka marrë një hap ekstrem ndaj pandemisë së COVID-19.…