Si u mbajt e fshehtë vdekja e babait të Kim Jongut një dekadë më parë

27 prill 2020 | 09:42

Mes dyshimeve dhe pasigurive për vdekjen e pretenduar të udhëheqësit aktual të Koresë së Veriut, fotografia nuk është aq e ndryshme sa ishte me vdekjen e paraardhësit dhe babait të tij Kim Jong il.

Kim Jong il drejtoi regjimin e Koresë së Veriut nga viti 1994 deri më 17 dhjetor 2011. Vdekja e tij u raportua me lot nga prezantuesja e njohur Ri Chun-hee. Sipas agjencisë së informacionit të diktaturës, vdekja e tij bëri që moti dhe natyra të ‘vajtonin’ gjithashtu.

Mes dyshimeve dhe pasigurisë nëse regjimi hermetik i Koresë së Veriut do të dalë jashtë për të konfirmuar ose mohuar disa nga thashethemet për vdekjen e pretenduar të diktatorit aktual Kim Jong-un, fotografia nuk është aq e ndryshme sa ishte me paraardhësin dhe babanë e tij. Kim Jong il, vdekja e të cilit tronditi vendin dhe botën, transmeton Telegrafi.

Ish-presidenti, filloi të tregojë shenja të një përkeqësimi të dukshëm të shëndetit të tij që nga viti 2008, duke u shfaqur për herë të fundit para medieve publike të vendit të tij në tetor të vitit 2011, kur vizitoi një fabrikë të plehrave, atje ku thuhet se Kim Jong il u dobësua mjaft shumë.

Nga ajo datë deri në dhjetor, pasiguria dhe thashethemet për diktatorin po përshkallëzoheshin, ndërsa spekulimet nuk u ndalën, në një vend ku sekreti shtetëror luan një rol themelor në jetën politike të një prej diktaturave më të njohur në historinë e njerëzimit.

Diktatori nuk kishte vdekur të hënën me 19 dhjetor të vitit 2011, siç njoftuan lajmet në kanalin zyrtar televiziv të vendit, por diktatori komunist kishte vdekur të shtunën, 17 dhjetor, duke e mbajtur kështu sekretin e vdekjes dy ditë në të cilat popullsia e Koresë së Veriut dhe bota nuk dëgjuan për ngjarjen.

“Në detet lindore dhe perëndimore pati një erë të fortë, duke shkaktuar valë të larta disa metra”, kështu u përshkrua nga agjencia e lajmeve të Koresë së Veriut KNCA , dita e 19 dhjetorit 2011, dita kur u konfirmua vdekja e udhëheqësit suprem.

Lajmi i vdekjes së tij në moshën 69-vjeçare pas pësimit të një sulmi në zemër për shkak të “lodhjes fizike dhe mendore”, u njoftua nga televizioni Koresë së Veriut, dhe ishte prezantuesja Ri Chun-hee që e dha njoftimin për vdekjen e udhëheqësit suprem pa mundur të përmbajë lotët e saj para kamerave.

Ri është një nga prezantueset më të famshëm të televizionit në atë vend dhe ka qenë përgjegjës për raportimin e testeve bërthamore dhe hedhjes së raketave, ndër raportet e tjera.

Dy ditë më vonë, arkivoli i Kim Jong-il u la në hyrje të Pallatit Memorial të Kumsusan deri më 28 dhjetor, gjatë një zie kombëtare, të urdhëruar nga diktatura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra do t’i lehtësojë masat  e vendosura për shkak të…