Sigal Prishtina eliminohet nga FIBA Europe Cup

28 shtator 2022 | 17:51

Sigal Prishtina ka pësuar humbje nga Kalev/Cramo me rezultat 98:61 (19:16, 30:23, 24:11, 25:11), në gjysmëfinale të kualifikimeve të Grupit B në FIBA Europe Cup.

Perioda e parë ishte kryesisht e barabartë, ku prishtinasit ishin duke fituar 10:14, por estonezët kundërpërgjigjen me një seri prej 7:0, ndërsa çereku i parë përfundoi 19:16. Kryeqytetasit e nisën më mirë periodën e dytë, për të kaluar në epërsi 32:37, por më pas skuadra nga Estonia hyri sërish në një seri të suksesshme, për të kaluar në epërsi 43:37, duke shkuar më pas në pushim me rezultat 49:39.

Estonezët ishin më të mirë në pjesën e dytë, për të thelluar epërsinë, dhe për të triumfuar në fund 98:61.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Daja do të vazhdojë të jetë trajner i skuadrës…