Sigal Prishtina mëson kundërshtarin në FIBA Cup

18 gusht 2022 | 15:24

KB Sigal Prishtina ka mësuar kundërshtarin potencial në FIBA Cup. Faza kualifikuese e FIBA Europe Cup 2022/23 do të zhvillohet në formë të turneut.

Klubi më i suksesshëm në vendin tonë, Sigal Prishtina është e vendosur në “Turneun B” ku skuadra CBet Jonava nga Lituania LT është zgjedhur nikoqire e turneut. Turneu do të zhvillohet në datat 27-30 shtator në qytetin e Jonavës, Lituani.

Për shkak të paraqitjeve të suksesshme në të kaluarën në Evropë, skuadra jonë pret në gjysmëfinale fituesin e ndeshjes çerekfinale Cedevita Junior – Kalev/Cramo. Skuadra tjera pjesëmarrëse në këtë turne janë: CBet Jonava, SCMU Craiova dhe Kapfenberg Bulls. Nën urdhrat e trajneri Ekrem Memnun lojtarët po përgatiten maksimalisht që suksesi të mos mungoj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergej Lavrov, më…