Sigal Prishtina pa humbje e mbylli sezonin vjeshtor

17 dhjetor 2017 | 14:37

KB Sigal Prishtina e ka përmbyllur me fitore stinorin pranveror në IP Superligën e Kosovës në basketboll. “Bardhekaltrit” të premten mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet e kanë mposhtur ekipin e Rahovecit me rezultat 98:72 (27:10, 23:15, 19:20, 29:27).

Më të merituarit për triumfin e Sigal Prishtinës ishin Granit Rugova me 29 pikë, 5 kërcime e 2 asistime, Wayne Martin me 20 pikë, 13 kërcime e 8 asistime dhe Alban Veseli me 18 pikë, 6 kërcime e 3 asistime. Te Rahoveci më të dalluarit ishin Mustafë Merovci me 15 pikë e 5 kërcime, Valon Bunjaku me 14 pikë, 3 kërcime e 4 asistime, Jonius Prowell me 14 pikë, 2 kërcime e 5 asistime dhe Albatrit Berisha me 12 pikë e 3 kërcime.

Ndërkohë Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitore në ballafaqim me Borean me shifrat 111:104 (30:23, 31:26, 18:28, 32:27). Më efikasit te skuadra therandase ishin Taylor Bessick me 30 pikë e 14 kërcime, Artin Gashi me 23 pikë e 10 kërcime, Rilind Krasniqi me 14 pikë, 5 kërcime e 7 asistime dhe Getoar Arifaj me 14 pikë e 3 kërcime. Te Borea më të dalluarit ishin Blend Matoshi me 34 pikë, 7 kërcime e 5 asistime, Allen Idrizaj me 17 pikë, 5 kërcime e 4 asistime dhe Ardit Beqiri me 15 pikë, 2 kërcime e 2 asistime.

Ndërkaq Kerasan Prishtina ishte skuadër më e mirë se Peja, ndaj të cilës ka shënuar fitore me rezultat 104:76 (29:14, 28:19, 24:25, 23:18). Kujtim Ujkani me 26 pikë e 14 kërcime, Gent Shala me 19 pikë e 11 kërcime dhe Ilir Hasani me 14 pikë, 3 kërcime e 10 asistime, si dhe Rinor Ahmeti me 14 pikë e 7 kërcime ishin më të dalluarit te ekipi fitues. Te Peja më efikasi ishte Rron Ukaj me 25 pikë, 9 kërcime e 2 asistime.

Me fitore stinorin pranveror në IP Superligën e Kosovës e ka përmbyllur edhe Trepça, që ka arritur të triumfoj në ballafaqim me Bashkimin me shifrat 77:73 (21:19, 19:23, 19:14, 18:17). Më meritorët për fitoren e ekipit mitrovicas ishin Julian Hyden me 27 pikë, 7 kërcime e 4 asistime, Mark Williams me 19 pikë, 10 kërcime e 3 asistime dhe Valdrin Haxhiu me 11 pikë, 3 kërcime e 3 asistime. Në anën tjetër te Bashkimi më efikasit ishin Mikaile Tmusic me 26 pikë e 4 kërcime dhe Urim Zenelaj me 20 pikë e 10 kërcime.

Sigal Prishtina është skuadra e vetme që nuk e ka regjistruar asnjë humbje në stinorin pranveror, ku nga 14 xhiro ka realizuar po aq fitore, e ndjekur nga Bashkimi që ka bilanc prej 10 fitore e 4 humbje, Rahoveci me 8 fitore e 6 humbje, Golden Eagle Ylli me 8 fitore e 6 humbje, Peja me 5 fitore e 9 disfata, Trepça me 5 fitore e 9 humbje, Kerasan Prishtina me 4 fitore e 10 disfata dhe Borea me 2 fitore e 12 humbje. Stinori pranveror në IP Superligën e Kosovës do të filloj me xhiron e XV që do të zhvillohet më 13/14 janar 2018.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra modeste në Seria A, Hellas Verona e ka deklaruar…