Siguria në vend e rrezikuar, thonë debatuesit në “Rrokum” (Video)

03 prill 2018 | 22:36

Sot në emisionin ‘Ditë Mbas Dite’ në “Rrokum” është diskutuar situata e sigurisë në vend.

Të ftuar në këtë debat ishin: Haxhi Shala nga Nisma Socialdemokrate, Besnik Krasniqi, gazetar dhe Gurakuq Kuci, Politikolog.

Shala, ka fajësuar presidentin si njeriun i cili po i shfrytëzon liderët e tjerë për situatat e fundit, si për arrestimin e Gjuriqit ashtu edhe të shtetasve turq.

Kurse gazetari Besnik Krasniqi, ka thënë se aksioni i javës së kaluar është me pasoja të mëdha për shtetin.

Ai ka kritikuar Kryeministrin Haradinaj duke thënë se ai nuk po mund ta kontrollojë vendin në aspektin e sigurisë.

Ndërsa, politikologu Gurakuq Kuçi ka thënë se zhvillimet e fundit e kanë dëmtuar mjaftë shumë sigurinë dhe zhvillimin e integrimit të vendit në BE.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke filluar nga ky muaj, të gjitha veturat e reja…