Sigurohen 27 500 kg miell për të gjitha familjet në asistencë sociale të Drenasit

07 prill 2020 | 16:21

Donatorë vullnetmirë, biznese e asambleistë, kanë siguruar 27 500 kg miell, përkatësisht 25 kg miell për të gjitha familjet që janë me asistencë sociale të regjistruara në Qendrën për Punë Sociale në Komunën e Drenasit.

Donatorët të cilët kanë siguruar 25 kg miell për të gjitha familjet e asistencës sociale janë;

“Fer Petrol” me 5 000 kg, “Fatosi” SH.P.K me 5 000 kg, “Keramika” me 5 000 kg, “Reaal” SH.P.K me 5 000 kg, “Fontana Bar” me 5 000 kg dhe Qendrim Mulaj me 2 500 kg.

Shpërndarja e miellit për familjet me asistencë sociale do të filloj nesër (08.04.2020) duke filluar nga ora 10:00, fillimisht në shkollën e fshatit Tërstenik për familjet e fshatrave sipas listës së bashkëngjitur këtij njoftimi, pastaj do të vazhdohet në vendbanimet tjera.

Shpërndarja e miellit do të jetë nën mbikëqyrjen e Komisionit Komunal ne bashkëpunim me administratorët e vendbanimeve dhe Komision Komunal do t’i kontaktoj administratorët për orën e ndarjes së miellit për familjet në asistencë sociale.

Listat i gjeni si në foto: 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beteja për shkurtimin e pagave në Serie A është ende…