Sigurohet buxheti edhe për muajin mars

12 shkurt 2020 | 10:50

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që propozimi për zgjatjen e ndarjeve buxhetore t’i dërgohet Kuvendit për miratim.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Bisnik Bislimi, ka kërkuar para anëtarëve të kabinetit qeveritar që të ndahen mjete për pagesa për muajin mars, raporton Ekonomia Online.

“Në këtë mbledhje paraqes kërkesën për ndarjen e mjeteve edhe për muajin mars deri në miratimin e buxhetit për vitin 2020. Kërkoj nga Qeveria që ta dërgojmë në Kuvend zgjatjen e mjeteve për muajin mars”, ka thënë Bislimi.

Më pastaj obligohet sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë që ta procedojë për në Kuvend për miratim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, KOMF,…