Silva beson në rikthimin e Milanit

13 gusht 2018 | 18:44

Qendërmbrojtësi i PSG-së, Tiago Silva, duket se është rikthyer nostalgjik, duke bërë ndryshimet që ndodhin në skuadrën e Milanit.

33-vjeçari brazilian është i lumtur që ky Milan po ndryshon dhe se beson te një rikthim i madh i kuqezinjve.

“Unë besoj në këtë klub. Milani mund të rikthehet, Gattuso është shumë trajneri i mirë. Unë do t’i përkrah nga larg. Tani jam në Paris dhe ndihem i lumtur, kam një kontratë dhe shpresoj ta mbyll këtu karrierën time”, ka thënë Silva, i cili ka folur edhe për Buffonin: “Ai është i mrekullueshëm. Ai ende dëshiron të fitojë tituj dhe ai do të bëjë gjëra të mëdha me ne. Tashmë është një lider. Jam shumë i lumtur që po luaj me një lojtar si ai”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,…