Silva: Messi, lojtari më i mirë në histori

30 qershor 2019 | 18:13

Thiago Silva së bashku me Brazilin e tij, do të përballen në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës me Argjentinën e Leo Messit.

“Pleshti” ka marrë shumë kritika për shkak të formës së tij jo të mirë që po tregon me ekipin kombëtar, në kompeticionin ku ata po marrin pjesë. Pavarësisht se Argjentina ka arritur në gjysmëfinale, prap kritikat ndaj lojtarit të Barcelonë nuk mungojnë.

Në një intervistë mbrojtësi i Brazilit, Thiago Silva, ka folur për kundërshtarin e tij, Leo Messi: “Për mua Messi është lojtari më i mirë që kam parë në histori. Por, tani bëhet fjalë për Brazilin dhe Argjentinën. Do ta admirojmë atë në ndeshjet e tjera, jo në këtë ndeshje. Gjithmonë kur përballemi me Messin e kemi të vështirë, pavarësisht se sa shumë e studiojmë, përsëri nuk mund t’i kuptojmë aftësitë e tij”, ka thënë 34-vjeçari.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Max Verstappen është fituesi i Çmimit të Madh të Austrisë,…