Silva mund të jetë zëvendësues i Haalandit

21 prill 2021 | 14:23

Skuadra e Borussia Dortmund është duke menduar për zëvendësuesin e Erling Haaland. Sipas medieve gjermane Dortmundi e ka piketuar sulmuesin e Eintracht Frankfurtit, Andre Silva.

Forma e mirë e 25-vjeçarit portugez ka rënë në sytë e Dortmundit, prandaj janë gati të paguajnë Frankfurtit shumën prej 40 milionë eurosh.

Portugezi ka luajtur me sukses edhe për Porton, Sevillan dhe Milanin.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Lëshohet urdhër ndalimi për 5 vite për personin që e…