Silva në ‘radar’ të Galatasarayt

06 dhjetor 2019 | 11:27

E ardhmja e Thiago Silvës mbetet ende mister. Mbrojtësi brazilian vijon të lëshojë deklarata dashurie për Paris Saint Germainin, ndërsa drejtuesit e klubit francez ende nuk po ofrojnë rinovimin me parametrat që lojtari dëshiron.

Në muajt e fundit me klubin francez, Thiago Silva ka përfunduar në radarët e Galatasarayt, që e konsideron mbrojtësin veteran si goditjen e përkryer në afatin kalimtar të janarit.

35-vjeçari dëshiron të qëndrojë ende në Evropë, mundësisht në Paris, por këta të fundit e shikojnë ndryshe ndaj dhe rrugët pritet të ndahen verën e ardhshme.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mark Bloomfield kishte pasur një karrierë domethënëse në botën e…