Silva në verë rikthehet te Milani

26 mars 2020 | 17:13

Rënia e Milanit nisi në verën e 2012-ës, kur skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri dështoi të fitojë titullin kampion dhe më pas dy prej yjeve të skuadrës, Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva u larguan me destinacion Parisin.

Gjiganti suedez bëri xhiron e botës duke u transferuar fillimisht në Angli dhe më pas në Shtetet e bashkuara të Amerikës, para se të rikthehej te Milani në janar, ku po ndihmon kuqezinjtë në arritjen e objektivit.

Kontrata e Ibrës me kuqezinjtë skadon këtë verë, por suedezi po argëtohet dhe momentalisht nuk përjashtohet mundësia që të firmosë rinovimin edhe për një tjetër sezon, ndërsa në skuadër mund t’i bashkohet edhe një tjetër lider i Milanit kampion të 2011-ës, raporton “SS”.

Bëhet fjalë pikërisht për mbrojtësin brazilian Thiago Silva, të cilit i skadon kontrata me PSG-në në fund të këtij sezoni dhe drejtuesit e klubit francez nuk i kanë ofruar rinovimin, të ndikuar edhe nga 35 vitet mbi shpinën e tij. Vetë menaxheri i mbrojtësit brazilian, në një intervistë për mediat franceze ka deklaruar se Milani është një “dashuri e veçantë” e Thiago Silvës, i cili do të pranonte me kënaqësi rikthimin në Itali, për të veshur sërish fanellën kuqezi.

Deri tani nuk ka ende një negociatë konkrete mes palëve, pasi fillimisht kuqezinjtë do të duhet të presin fundin e sezonit, për të parë se çfarë strategjie do të ndjekin për vitin e ardhshëm, por Ibra dhe Thiago Silva mund të bashkohen sërish në një skuadër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës me qëllim të mbrojtjes së të gjithë…