Silva: Spanja nuk do të ndryshojë stilin e lojës

19 qershor 2018 | 11:39

David Silva ka insistuar se Përfaqësuesja e Spanjës nuk do ta ndryshojë lojën nën urdhrat e trajnerit të ri.

Mesfushori spanjoll ka thënë se nën Fernando Hierron do të jetë njëjtë si ndaj Julen Lopetegui.

“Ne nuk kemi ndryshuar mënyrën e lojës që nga 2008 dhe nuk do ta bëjmë tani. Që nga atëherë lojtarët kanë ndryshuar, por jo dhe stili i lojës, edhe kur trajneri i ri ka ardhur. E kemi definuar, mënyra jonë e lojës nuk do ndryshojë”, ka thënë Silva për “Marca”.

Më tutje, ai ka folur edhe për pensionimin nga kombëtarja spanjolle. “Pensionimi nga kombëtarja? Jo, nuk është diçka që jam duke e menduar. Për aq sa mundem do të vazhdoj, dua të jem i përfshirë. Sinqerisht besoj se jam mjaftueshëm i mirë për t’u përfshirë në këtë grup, por kur do të ndryshojë ky fakt, atëherë do të marrë vendimin. Eksperienca të bën lojtarë më të mirë dhe sa më shumë ndeshje luan ndaj skuadrave të ndryshme, aq më shumë mëson dhe më i mirë bëhesh”, ka deklaruar Silva.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët që punojnë për ushtrinë amerikane kanë vendosur të llogarisin…