Simeone: E merituam fitoren ndaj një skuadre shumë të fortë

14 mars 2024 | 12:30

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone është shfaqur i lumtur pas kualifikimit për në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Atletico eliminoi Interin e fortë të Simone Inzaghit falë penalltive, pasi Oblak dhuroi spektakël te 11-metërshat me pritjet e tij.

“Jam shumë i lumtur për tifozët, lojtarët dhe njerëzit tanë. E merituam fitoren ndaj një skuadre shumë të fortë. Desh vdiqa kur Riquelme humbi atë rast, por ne i besuam penalltinë e rëndësishme në fund. U përqendrua dhe shënoi. Kështu është edhe jeta, nuk fiton i njëjti person gjithmonë. Vinim nga dy humbje të rënda, por kam djem me zemër të madhe. Pastaj, tifozët tanë janë të jashtëzakonshëm. Nuk është e thjeshtë të përballesh me ne në këtë stadium”, ka thënë Simeone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…