
Simeone: Të gjithë kemi humbur nga largimi i Messit dhe Ronaldos
11 tetor 2021
| 16:58
Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone është kthyer të flasë në lidhje me largimin e Leo Messit nga Barcelona.
“Të gjithë kemi humbur nga largimi i Leos dhe Ronaldos nga Liga, por duhet pasur parasysh se për shumë vite kanë treguar futbollin e tyre më të mirë në këtë kampionat. Tani, La Liga duhet të rritet dhe të vazhdojë të përmirësohet. Për shembull, ritmi i lojës në Spanjë është ngadalësuar, për mendimin tim”, ka thënë Simeone për “El Pais”.