SIMONE DE BEAUVOIR

12 gusht 2020 | 13:01

Shkruan: Prof. Feti Mehdiu

Kryetare e Komitetit për Mbrojtjen e Xhemile Bupashës. Bashkë me Gisele Halimin, e cila ndërroi jetë me 28 korrik, 2020, përmes Xhemiles mbrojtën luftën për Pavarësi të Algjerisë.   Gisele Halimi na la veprën Xhemile Bupasha me 16 kapituj – procesi gjykimit dhe Shtojcën me plot dëshmi tjera. Opinioni shqiptarë e njeh përmes filmit XHEMILJA E ALGJERISË,  nga viti 1962/ 63, kur u shfaq në kinematë e Prishtinës.  Asokohe poeti Zeqir Gërvalla i kushtoi poezinë: Krenaria Algjeriane, (shih: Jeta e Re, nr. 3, 1963.)  Me rastin e ndarjes nga ne, të mbrojtëses së heroinës Xhemile, avokates Gisele Halimi, opinionit shqiptarë i afrojmë pjesë nga vepra e saj Xhemile Bupasha.

 (Fjala e Simone De Beauvoir)

Një algjeriane njëzet e tri vjeçare, agjente për lidhje e FNÇ-së, ka qenë e burgosur, e maltretuar, e dhunuar me shishe nga ana e ushtarëve francezë: diçka shumë banale. Nga viti 1954 të gjithë ne jemi bashkëpjesëmarrës të një gjenocidi, i cili nën parullën “refuzim e mandej paqe”, ka shkaktuar më shumë se një milion viktima: meshkuj, femra, pleq dhe fëmijë, janë gri me mitraloza, janë fshirë si me kosë, janë djegur për së gjalli në fshatrat e veta; të vrarë, të prerë, të shkatërruar e të maltretuar për vdekje. Familje të tëra përjetojnë uri, acar, ngrirë nga të ftohtit, vuajnë nga epidemi, në këto “qendra të rekrutimit”, që në fakt janë llogore për zhdukje – ndërsa tërthorazi shërbejnë bordele  për njësitet elitare – ku në këtë moment vdesin  më shumë se pesëqind mijë algjerian. Gjatë këtyre muajve të fundit  shtypi, madje edhe ai më i kujdesshmi, zbrazi mbi ne  tmerrin e krimeve, të linçimit, gjueti ndaj njerëzve rrugëve të Oronit, ndërsa në Paris, përgjatë lumit Sena, me dhjetëra kufoma të varura në degë të  pyllit Bulonje: duar të thyera, kafka të çara copa- copa, të përgjakura janë të gjithë të shenjtëruarit e Algjerisë. A mund të na shqetësojë ende gjaku i një vajze të re? Tek e fundit – siç e ka vënë në pah, me kujdes, zotëri Patin, Kryetar i Komisionit për mbrojtje, në një bisedë ku merrja pjesë edhe unë – Xhemile Bupasha është e gjallë: do të thotë, ajo çka ka përjetuar, ajo nuk ka qenë e tmerrshme.*

Duke rrëfyer këtë ngjarje, Gizele Halimi nuk ka për qëllim të  mallëngjejë zemrat, të cilat vazhdimisht i kundërvihen turpit, nëse nuk janë të mposhtura prej tij. Dobia më e madhe e librit të saj është  ajo se mund të ndahet pjesë – pjesë, një makinë për gënjeshtra që është aq mirë e konstruktuar, e cila gjatë këtyre shtatë vjetëve mezi ka rrjedhë ndonjë informatë e vërtetë. Sa e sa herë jam zemëruar për këto përgjigje: ”Megjithatë, sikur të ishte kjo përditshmëri, aq e tmerrshme, aq e egër, ajo do të merrej vesh.”

Mu për këtë, për të qenë kjo përditshmëri aq e tmerrshme, aq e egër, është dashur që ajo të bëhet e ditur. Lehtë ka qenë të mohosh maltretimet në raste të vetmuara në saje të shpirtbardhësisë, e cila publikisht shfaqej nga ana e gjeneralit Massua, që haptazi u prezantohej oficerëve të ri, përkrahur nga një numër i madh i klerikëve, të lejuar nga  popullata evropiane e Algjerit, që zbatohej sistematikisht  në “Qendrat e kontrollit”, në burgjet, në kazerma  dhe maleve. Në aferën Bupasha faktet nuk janë të jashtëzakonshëm: kjo është  zbulimi i atyre. Këmbëngulësia e një avokateje, zemërfortë dhe hulumtuese, krijimi i rrethanave të përshtatshme, guximi profesional i një gjykate hapën shtegun të  ngrihet perdja e natës dhe mjegullnajës që mbron tmerrin” e luftës përmbysëse, shkatërrimtare”. Por një pengesë është  paraqitur gjithmonë, e cila u shpalos me pamje të errët: sipas fjalëve të gjeneralit  Aillert, komandant suprem i forcave  në Algjeri, të cilin e ka emëruar gjenerali De Gaull, armata kundërshton me këmbëngulje zbulimin e gjakatarëve të Xhemiles.

Etapë pas etape, Gisele Halimi prezanton rrugën që ka kaluar deri në fazën e fundit; në dritën e rrëfimit të saj, duke menduar  për kurthet e vendosura, shmangien nga rreziqet, qëndresa ndaj vështirësive, rastësive dhe rrethanave që i kanë kontribuar këtij suksesi relativ, do të kuptoni përse gjithë këto klithma, këto përvajtime që të zhbirojnë veshët, që bukur një kohë të gjatë dëgjohen nga toka e Algjerit, gjithashtu edhe nga Franca – kurrë nuk keni dëgjuar aq dobët, sa që vetëm me pak padrejtësi dhe t`i injoroni.

Maltretojnë një njeri: ai e pëson ose e zhdukin, ose bën vetëvrasje. Kufoma e tij zhbëhet: nuk ka xhenaze, nuk ka as krime. Ndonjëherë hetohen babai ose nëna: përgjigjja është: është humbur, dhe përsëri kaplon heshtja. Pakënaqësia u rrit lidhur me emrin e francezit Audin, studenti me shumë miq, por kot. Vrasësi i tij nuk u dënua, por fitoi gradën Legjion nderi. Disa zëra u ngritën fuqishëm  pas “vetëvrasjes” së  Boumedienit, edhe kjo shkoi kot; mirëpo zhdukja e gjithë këtyre algjerianëve të panjohur, për të cilët tërheq vërejtjen “Libri i Gjelbër”, dhe gjithë ata,  në numër edhe shumë më të madh, që nuk janë përmendur, nuk janë regjistruar askund, janë përmbytur në  indiferencë; nuk ka kurrfarë gjurme  për tmerret që kanë përjetuar.

Ai mbijetoi; shpallet i pafajshëm dhe lirohet, iu mbyll goja me kërcënime, të cilave ua di mirë pasojat dhe zakonisht, për siguri më të madhe i caktohet vendbanimi, roja e burgut garantojnë për heshtjen e tij. Në rast gjykimi, zakonisht është tepër vonë për të deponuar ankesë.

A nuk i afron hetuesia rast për t`u shprehur? Pikërisht jo! Ai e di se do të “hetohet” për së dyti, e ajo nuk do t`i miratojë konfirmimet e tij, nganjëherë  keqtrajtuesit e presin mu para dyerve të gjykatës hetuese. Në Algjeri – mbi këtë marrëveshje qëndron i tërë sistemi – gjykatësit, avokatët, mjekët, konsiderojnë  të akuzuarin armik. Ai patjetër duhet të dënohet. Gjykimi i është bërë paraprakisht, kurse procedura vetëm duhet të mbulojë këtë vetëgjykim, krim. Duke u mbështetur në këtë, rast i Xhemiles është për të nxjerr mësim. Përkundër gjykatës armike, trupa e shenjuar  me simbole (kujtime) të nxehta, (që djegin), të plagosura, të terrorizuara, pasi që ka përsërit deklaratat e veta, prapë se prapë u shpreh: “Kam qenë e maltretuar. Kërkoj të më kontrollojë mjeku…” Gjykatësi nuk e vazhdoi marrjen në pyetje, as nuk i shtroi pyetje, u përkufizua që ta japë fjalën dhe të evidentohet në procesverbal. I thirri një nga mjekët, që kishin për detyrë të shtiren sikur, gjoja se, respekton formalitetet. Disa muaj më vonë  mjekët e Parisit që ishin thirrur për kundër ekspertizë, ishin pajtuar se Xhemilja kishte përjetuar deflorimtraumatik. Megjithatë në Algjer, dr. Levy -Leroy pas pesë minutash konstatoi se, duke kontrolluar Xhemilen “krejtësisht të zhveshur”, ka konstatuar “çrregullime të menstruacionit të natyrës konstitucionale.”Më vonë – më 14 qershor – u detyrua të deklarojë se në kohën e kontrollimit të Xhemilesia kishte lënë brekët veshur, dhe nuk kishte kryer asnjëfarë kontrollimi gjinekologjik, me qëllim që të mos e fyente. Para një kontradikte kaq të qartë  shumë lehtë mund të  hapet sinjali për një kontradiktë, që  nxjerr në fushë një mungesë profesionale skandaloze  të ndërgjegjes. Por tek ata, të cilët “janë mësuar” në Algjeri ky nocion nuk përdoret. Ata nuk janë këtu të verifikojnë keqtrajtimin, por për çdo rast, t`i mohojnë; ata luajnë rolin e vet. Po ashtu, avokatët e Algjerisë nuk ëndërrojnë t`u ndihmojnë klientëve të vet; edhe sikur t`u shkonte mendja për këtë, frika  nuk i lë të veprojnë. Avokati Popie e pagoi me jetë guximin e vet. Por për shumicën e  tyre, nuk shtrohet aspak çështja; ata vetëm dëshirojnë të bashkëpunojnë me ushtrinë, policinë, gjyqet dhe tërë popullatën evropiane për ta nënshtruar kundërshtarin me çfarëdo mjeti qoftë. Xhemilja nuk ka mund të pres kurrfarë ndihme nga mbrojtësi i saj algjerian, i cili i deklaroi GizeleHalimit, me gëzim:

“Krejt është e qartë: mbrojtja nuk mund të zgjasë më shumë se dhjetë minuta.”

Ashtu që Xhemilja i shpëtoi për sa qimja e flokut, dënimit si shumë të tjerë, vetëm në bazë të pranimit të veprës nën presion, e që kundër saj nuk është gjetur asnjë argument. Ditë të vështira të El – Biarit dhe HysenDey-it janë ruajtur vetëm në kujtimet e saj.

Një ndodhi e papritur e ndërpreu skenarin klasik: GizeleHalimi mori një letër nga vëllai i Xhemiles, dërguar nga llogoriBossuet.*) Janë të rrallë avokatët që vinë nga Franca për të mbrojtur algjerianët, dhe përkundër përkujdesjes e interesimit të tyre, kjo ka ndodhur vetëm në disa raste. Përveç kësaj hollësisht do të  informoheni çfarë procedurash janë vënë në lëvizje  për të penguar aktivitetin e tyre. Megjithatë GizeleHalimi pati sukses të bëjë një vijë (plasaritje) në sistem; bisedoi me Xhemilen, e inkurajoi që të deponojë padi, i tërhoqi vërejtjen Gjykatës Supreme në Algjeri, kurse unë i kam ndihmuar që të alarmojë opinionin publik. U formua Komiteti për ndihmë Xhemiles. Kjo në Francë dhe jashtë saj ngriti aso zhurme që me 17 qershor, me që pushteti ia ndaloi GizeleHalimit ardhjen në Algjeri, gjyqi – pasi që në rrethana normale kapërceu si kalimthi – vendosi të anulojë procedurën, nga frika se mos po shkakton skandal më serioz nëse e gjykojnë vajzën në mungesë të avokatit të saj. Pas pak kohe, asaj iu propozua  një marrëveshje-kompromis. Një psikiatër do ta shpallë të papërgjegjshme; do ta lirojë, kurse në të njëjtën kohë ky zbulim do ta humbasë tërë këtë – ta zhvleftësojë; procedura të cilën e filloi ajo kundër keqtrajtuesve të vet, nuk do të mbahej. Këtë e refuzoi.

Mirëpo, nuk kishte fare shpresë se këmbëngulësia e saj do të jap rezultat. Përkundër tëra rreziqeve që kam paraqitur, le të jetë edhe padija e dorëzuar, gjykatësit algjerian shpejt e shpejt votojnë ndërprerjen e procedurës. Jo vetëm avokatët që bëhen ndihmës të tyre, por dështojnë edhe dëshmitarët, të cilët i thërret akuzuesi, frika ua zë frymën – i hesht.  Kështu janë vënë në gjumë qindra padi të tmerrshme dhe të rënda, që m`i kanë dhënë t`i lexoj. Të kishte mbetur në duar të Courmontagneut, padia e Xhemiles do të përjetonte fatin e njëjtë, me trampetedo të shkonte drejt ndërprerjes së procedurës.

A nuk ka një Komision për mbrojtje? Njëmend, shqetësimi ka të bëjë me faktin që ai kujdeset për sigurinë e keqtrajtuesve, e jo të atyre që janë maltretuar. Këtë e kam ditë. Por para se të takohet Komiteti XhemileBupasha, ku bëja pjesë edhe unë, me z. Patin që e përshkruan hollësisht, GizeleHalimin,vështirë e kam pasur ta vlerësoj besnikërinë e Kryetarit të Komisionit të Armatës, racizmin dhe frikën e tij. Filluan bisedimet në Melun; z. Patin sikur edhe z. Michelet, të cilin e kemi pa atë mëngjes, ëndërronte fantazi, ëndrra fantastike; ashtu mund të shpjegohet zhdërvjelltësia me të cilën na u kishin qasur. Duket se z. Michelet – të cilin e kemi lutur që gjykatësve të Algjerisë t`ua marrë kompetencat gjyqësore, aspak nuk kishte dyshim në keqtrajtimet që kishin prezantuar Xhemilja dhe babai i saj. Në përcjelljen e tij që na bëri deri te dera e kabinetit të tij, mua personalisht më tha: “Këtë gangrenë e kemi trashëguar nga nazizmi; ajo i përfshin të gjithë, të gjitha i prish, nuk ka të ndalur. Rrahje le të ketë, ajo është normale, nuk ka polici pa dajak; mirëpo keqtrajtimi, ajo është tjetër gjë, ajo nuk është e lejueshme. Përpiqem t`ua argumentoj. U flas, u them: ka kufi që nuk mund të tejkalohet… “më rrahu krahët për të shprehur pamundësinë e vet dhe pjesëmarrjen. “Ajo është gangrenë”, e përsëriti edhe një herë. Mandej prapë u ul me hëz dhe vendosi: “Përfundimisht i afrohemi fundit!” Mbeta gojëhapur kur dëgjova nga Ministri i gjyqësisë këtë pranim spontan.

Sa i përket z. Patinit, nuk do të kisha vendosur t`i marr as për në roman t`i përshkruaj fjalët që na drejtoi. Veçanërisht më ka befasuar një lëvizje. Njëra nga ne e hetoi – GermanieTillion, më duket, – se numri i civilëve muslimanë të masakruar është shumë më i madh -që mendja nuk ta merr, se sa numri i viktimave të Evropës dhe kundër kriminelëve kurrë nuk u shqiptua kurrfarë dënimi. Ai shtriu dorën drejt turrës së dosjeve: “E di” tha, “E di”! Ishte e pamundshme që ta pranoje më haptazi, se ai në vend se të mbronte, i kishte mbuluar.

Për të arritur tërheqjen e prokurorisë shtetërore algjeriane  duhej që Ministri i Drejtësisë të pranojë që këtë ta kërkojë nga Gjykata Supreme  e pastaj ky të nxjerr aktvendim: kundër këtij pushteti më të lartë  nuk ka kurrfarë thirrje. Ka mbetur në vullnetin e tyre të kamuflojnë dhe ta heshtin padinë, duke e lënë në duar të gjykatave algjeriane. Për fat, paralajmërimet se do të ketë shpejt paqe, si edhe presioni i opinionit publik e detyruan z. Mischelet që neve të na lejojë kërkesën për tërheqje, gjë që Gjykata Supreme e vendosi për transferimin e Xhemiles në Francë, ku iu nënshtrua sërish kontrollit të ri mjekësor, i cili konfirmoi  besueshmërinë e maltretimevet që i kishte deklaruar ajo.

Rrjedha e drejtësisë, madje edhe në këtë shkallë, edhe më lehtë ka mundur të arrihet. Gjykatësi në Caen, qoftë simpatizues, apo indiferent, ka mundur të realizojë procedurë më të ngadalshme, që ia ka sugjeruar Algjeri: të lejojë që një komision hetues të  mbledh dëshmi përbrenda Algjerisë. Nuk ka nevojë të thuhet se nuk do të gjendet asnjë që shkon në dobi të Xhemiles. Këtë e dëshmoi qartë vazhdimi i aferës; në Algjeri terrori ia mbyll gojën gjithkujt. ZejnebLarusi, e burgosur për drejtësi qytetare, të cilën e mbanin policia e Algjerisë dy herë ka deklaruar se Xhemilja nuk ka pasur maltretime, ajo, për më tepër, dukej si e marrë.

Mirëpo në Caen ajo në hollësi e përshkroi Xhemilen të pavetëdijshme nga maltretimet dhe me brekë të përgjakura; dëshmia e  saj përputhej me rrëfimin e Xhemiles. Gjithashtu edhe Zekijeel-Mehdavi, së cilës në burgun Berberous, Zejnebi ia kishte rrëfyer  tërë ngjarjen. Zekija nga ana e vet shumë më herët i kishte shkruar z. Michele se do të mund të fliste vetëm në Francë. Deklarata, të cilën e dha në kohën e hetimit të fundit, kur konfirmonte dëshminë e ZejnebLarusit dhe përfundimisht konstatonin realitetin e pakontestueshëm, kurrë nuk do të vendoste  që t`i bije mohit (ta mohojë) në llogorinTefesechounu, ku ka qenë e internuar.

Për fat, z. Chausserie- Lapree i qëndroi besnik detyrës dhe dëshmisë së vet. Duke mbledhur raporte, padi, tërë dosjet, jam i bindur se edhe Xhemilja njërën pas tjetrës i kaloi tëra pengesat që ia bënin. Mundësoi, që të gjinden dhe të fotokopjohen akte në lidhje me plakun AbdulazizBupasha, padinë e të cilit e analizoi, si edhe atë të AhmedAbdelit, burri i motrës së Xhemiles. U kujdes që në kabinetin e tij të ballafaqojë anëtarë të familjes Bupasha. Sapo e thirrën të dëshmojë, AhmedAbdeli u lirua menjëherë – sipas skenarit të përpiluar më parë, pasi të dilte nga burgu apo logori, e kishte lehtë ta fshehë dëshmitarin e padëshiruar, qoftë me kërcënim dhe ai të fshihet, ose duke e larguar prej aty. Mirëpo, gjykatësi dërgoi në Algjer xhandar të cilët, sapo u lirua nga burgu, Abdelin e detyruan të shkojë me ta në Caen.  Kështu u bë i pamundshëm hulumtimi i gjatë, që në fund e bindi gjyqin t`i besojë sinqeritetit të  paditësit.

Me dy algjerianet të cilat në Barberos e kishin dëgjuar historinë e ZejnebLarusit, pati më pak sukses. Edhe pse të dënuara me vdekje, Nadija Hanxhi dhe Safia Morcelli, ishin të dyja të lëshuara nga burgu: këtë mirësi të pashembullt ata e kthyen  duke harruar se çka u kishte thënë Larus. Gjithë këto ndërhyrje ishin të pavlefshme sepse vetë ZejnebLarusi i mohoi gënjeshtrat e veta të mëparshme. Në Caen, duke përshkruar gjendjen në të cilën realisht ishte Xhemilja, ajo sqaroi qartësisht manovrat nga të cilat policia siguroi dëshmi të rrejshme që i duheshin:

“Unë, në gjyqin hetues civil dhe në gjyqin hetues ushtarak në Algjer, kam dhënë deklarata krejtësisht të kundërta me këto tash. Kur më patën nxjerr para këtyre dy gjykatave, paraprakisht më thirrën në kazermë Genie, në HyseinDey, me ç`rast togeri D. si dhe inspektorët G… dhe T… më treguan deklaratat, të cilat duhej të bëhen në emër timin, të thosha se unë nuk kam parë asgjë dhe se Xhemilja ka pasur plagë në kryca para se të arrestohej. Po ashtu më thanë se duhet të deklaroj, pa tjetër, se Xhemilja në HysenDey shtirej si e marrë. Nga frika – atëherë kam qenë përkohësisht e lirë, pranova udhëzimet që më dhanë.

  1. G…. dhe T… më vizituan përsëri me 3 nëntor 1961, në vendin tim të punës në qendrën “Pjerr dhe MarieCurie” në Aveny Battandier. Kur mbetëm vetëm, në korridorin e hotelit, më pyetën për marrjen në pyetje, dhe kur e morën vesh, më thanë se juve duhet t`ju them njëlloj sikur që kam deklaruar në gjyq, në Algjeri, e nëse i luaj fjalët, duke menduar se jam larg Algjerisë, do të gjykohem, do të zhdukem dhe kurrë më prindërit e mi nuk do të më shohin…”

Në anën tjetër, ishte lehtë të argumentosh se Xhemilja ka qenë burgosur pa mbështetje ligjore. Me qëllim që të mbulohen gjurmët e dhunës së arrestit ishte lëshuar deklaratë se ajo ishte vendosur në llogorin Beni-Messous: Drejtori e informoi zyrtarisht gjyqin se ajo kurrë nuk e ka shkelë derën e këtij gjyqi.

Gjykatësi mblodhi deklaratat dhe faktet. Dosja rekonstruktoi krimet që kishte përjetuar Xhemilja. Mbeti vetëm të sistemohen dhe të marrin në pyetje të akuzuarin. Nga muaji shkurt 1961, ai ka kërkuar nga komandanti  algjerian – Sahelë, regjistrin e policëve dhe ushtarëve që kanë qenë në kontakt me Xhemilen, babën e saj dhe burrin e motrës. E përsëriti kërkesën me 8 mars, duke kërkuar “emrat e tërë ushtarëve, xhandarëve(oficerëve, nënoficerë, ushtarë të zakonshëm) dhe policëve të cilët kanë marrë pjesë në operacion, natën midis 10 dhe 11 shkurtit 1960 në shtëpinë e Bupashës, si edhe  të atyre që e kanë marrë në pyetje Xhemilen në el-Biar dhe HysenDey. Një fotografi të re, që kishte formatin e mandapostës postale të personave të ndryshëm…”

Iu paraqit identiteti i ushtarëve dhe policëve të cilët i nënshkruan procesverbalet dhe emrat që i kishin të njohur. Sa u përket të tjerëve, ra në kundërshtim me heshtjen. Në këto kushte ishte e pamundshme të dërgohen thirrje për marrje në pyetje. Megjithatë u gjet e vetmja rrugëdalje që të hiqte pengesat. Qartë, Xhemilja nuk i dinte emrat, as funksionet e gjakatarëve të saj. Ajo i kujtonte fytyrat e tyre. Z. Chausserie – Lopree përsëri kërkoi me këmbëngulje fotografitë e tërë atyre që kishin kontaktuar, në mënyrë që ajo t`i identifikojë. Nga gjenerali Aillert mori vetëm përgjigjen  se gjyqi e refuzon akuzën:

“Megjithatë duhet doemos t`u tërheq vërejtjen se  kësaj, dërgesës vijuese, nuk do t`i bashkohen fotografitë e reja, me format të kartëpostales, për secilin ushtarë dhe polic që kanë marrë pjesë në operacione të ndryshme gjatë të cilëve janë zënë: XhemileBupasha, AbdelazizBupasha dhe AhmedAbdeli, të cilët i kanë marrë në pyetje këta persona apo në ndonjë cilësi tjetër kanë prezentuar në ndonjërin prej këtyre hetimeve.

Në fakt, konsideroj se kërkimi i fotografive për të gjithë ushtarët dhe policët që kanë mundur të jenë në kontakt me  XhemileBupashën, mund të kushtëzojë pasoja të dhunshme në gjendjen e tyre shpirtërore dhe moralin e trupave në detyrë, pjesë e së cilës janë. Prezantova mendimet e mia ministrit të Forcave të armatosura, i cili pati mirësinë të më informojë më 29 maj 1961.(Letra nr. 15842/MA. cc, /c/ se ka plotësisht të njëjtin mendim sikur unë, mbështetur në faktin se, në këtë rast, ngul këmbë t`i përmbahet procedurave të zakonshme për marrje në pyetje, e nëse është nevoja, edhe ballafaqimi…”

Dyfytyrësia e fjalisë së fundit nuk mund të mashtrojë askënd: që t`i drejtohet procedurave”të zakonshme” marrjes në pyetje, është dashur që identiteti i të dyshuarve të “jetë i zbuluar” normalisht. Derisa pushteti ushtarak i ka fshehur që në rrethana “të zakonshme” nis ndjekja për fshehjen e kriminelëve. Të refuzosh fotografitë, kjo do të thotë fshehje nga organet e shtetit të atyre që i lyp ligji. Një sjellje e tillë nuk është gjë tjetër, përveçse dhunim i Kushtetutës.  Kjo garanton ndarje të pushtetit. Këtu po shihet se si pushteti ekzekutiv – i përfaqësuar në qëndrimin e gjeneralit Aillert dhe ministrin Messmer – i mohon pushtetit gjyqësor autonominë e tij, madje hyn në kundërshtim me të dhe e mban peng. Në një demokraci reale  e të vërtetë një keqpërdorim i ngjashëm sikur ky, konsiderohet tradhti, kurse kryesi i kësaj vepre del para gjyqit porotë.

Arsyeja, ku mbështetet për të arsyetuar këtë kundër ligj, meriton të hetohet me kujdes. Është frika se  mund të lëndohet ushtria dhe policia; mirëpo, fotografitë – që nuk është dashur të “kërkohen”, nga të interesuarit, sepse ato ndodhen në kartotekat e trupave dhe shërbimit që i takojnë – kanë qenë dedikuar për dosje sekrete. Të pafajshmit nuk do të duhej të frikësohen se mos po zgjerohen hetimet rreth tyre, me atë rast. Madje këta as që duhet ta dinin se po kryhet këso procesi. Do të “demoralizoheshin” vetëm ata, të cilët i njeh Xhemilja dhe që i akuzon gjyqi. Gjenerali Ailleret dhe ministri i Forcave të armatosura, dëshirojnë që kundër këtij rreziku të mbrojnë ushtarët dhe policët: rrezikut që nuk do të mund të keqtrajtohen dhe të mos  u ekspozohen pasojave.

Në fillim të vitit 1958, gjenerali De Gol, i lutur të protestojë  kundër maltretimeve, me krenari u përgjigj se ato janë të pandashme me “sistemin”, do të hiqen me rrëzimin e Republikës IV. Pas 28 majit Malrouex ka publikuar para botës se ato në realitet janë hequr. Megjithatë, ja, pas dy vitesh e gjysmë të regjimit të De Golit, ministrit të Forcave të armatosura gjenerali de Gol dhe komandanti suprem i Forcave  në Algjer, të cilin e ka emëruar  de Goli, vendosin të nënshtruarve të vet  t`u garantojnë  mosndëshkueshmëri, pavarësisht se çka kanë bërë. Me këtë sërish publikisht paraqitet kërkesa që në emër të drejtësisëtë bëjnë çfarëdo krimi qoftë, në qetësi të plotë fizike “morale”. Gjatë kohë  këtë dallim e kemi bërë shkel e shko; keqtrajtimi është i pranishëm në ushtri, por nuk është ushtria ajo që bën keqtrajtime. Letra e gjeneralit Ailleret nuk na lejon nyansa të tilla. Duke mbrojtur krimet e bëra nën uniformë, ai i pranon në dëm të vetin: ushtria është ajo që maltreton.

Kot së koti do të jetë të zemërohemi. Të protestosh sot në emër të moralit kundër “dhunës” ose “keqtrajtimeve”, do të ishte një gënjeshtër, që i ngjan bashkëpjesëmarrjes. Askund nuk ekziston dhuna ose keqpërdorimi, në një luftë të tillë, morali nuk mund të marrë pjesë; ushtria e kundërshton një logjikë të pathyeshme se ka vetëm një mjet të vetëm  për t`i ikur pasojave: t`i merret ushtrisë forca.?- KOMANDA

Sepse ajo nuk ka pasur nevojë të mbërrijë sukses në sabotimet e veta dhe komplote, që të sundojë me ne. Njeriu, të cilit në maj të vitit 1958 ajo i dha autoritet të tejdukshëm, nuk ishte i aftë që  me ndihmën e manovrave, anulimeve dhe hamendësisë, thyen pavarësinë; ai e bartë dhe na ndihmon t`i përballojmë. Ushtria dëshiron, që për arsyet e veta – dhe që i intereson vetëm asaj – të mbajë të nënshtruar një popull, që është i vendosur, që më parë janë gati të vdesin të tërë, se sa të heqin dorë nga pavarësia. Kundër këtij vullneti kolektiv të pathyeshëm, që konsiderohet se është e autorizuar dhe e thirrur të marrë nëpër këmbë edhe ligjet e shkruara. Në fakt, problemi i tyre lejon vetëm një zgjidhje: zhbërjen: Et ubisolitudunem, idpacemappellant, *) ka thënë Taciti për  romakët. Këto fjalë i përgjigjen me saktësi  asaj që ushtarët  e quajnë paqësim. Ajo zbatohet vetëm në rajonet, të cilat këta i kanë kthye në shkretëtirë. Do jetë e përfunduar vetëm atëherë kur të gjithë algjerianët do të kenë vdekur ose në shkallë të para vdekjes në rrethojat me tela me gjemba. Asnjëfarë fitoreje tjetër  nuk është e kuptueshme. Nëse kjo, pra, quhet fitore drejt së cilës po marshohet, siç po deklarojnë gjeneralët, kolonelët dhe legjionarët, për të ripërtërirë kapitalin? Qëllimi i arsyeton të gjitha, madje edhe pak përtej asaj i tejkalon.

Unë jam vetëm një i burgosur, në mesin e mijëra të tjerëve, i tha ditën e dytë avokatit të vet Xhemilja. Në fakt, 14.000 algjerianë të burgosur në llogore e burgje të Francës, 17,000 algjerianë në burgjet e Algjerisë, qindra mijëra algjerianë brenda rrethojave e të llogoreve të Algjerisë. Përpjekjet që janë investuar për Xhemilen, do të dështonin sikur të mos ngjallte revoltën kundër proceseve, që u nënshtrohen vëllezërit e tyre, në mesin e tyre edhe rasti i saj paraqet vetëm një shembull shumë të zakonshëm.

Por ajo revoltë do të ndodh vetëm nëse merr formën e një lufte politike. Ka vetëm një alternativë: ose të gjithë që me aq afsh derdhnin lot për fatkeqësitë e kaluara –  me AnnaFrank-un apo me getoizim të Varshavës – i futni në mesin e gjakatarëve, që sot vuajnë. Në këtë mënyrë në qetësi lejoni keqtrajtimet, të cilat në emër tuajin, pothuajse para syve tuaj, durojnë me mijëra Xhemile dhe Ahmeda. Ose prapë nuk i nënshtrohej vetëm  disa proceseve, por as qëllimit që i arsyeton dhe i kërkon. Ju e refuzoni këtë luftë, e cila nuk po e vendos ta thotë emrin e vet, ushtrinë, e cila me trup e me shpirt ushqehet me luftë, pushtetin i cili përpara tyre përkulet. Dhe ju veni në lëvizje tëra forcat që refuzimi juaj të jetë efektiv. Rrugë të tretë nuk ka.

Shpresoj se ky libër do të kontribojë që të bindeni për këtë. E vërteta po ju sulmon nga të gjitha anët, ju nuk mund të vazhdoni me belbëzime: “Nuk e kemi ditë…”

E dini mirë, nuk mund të shndërroheni në shurdhmemecë!

As të barikadoheni brenda disa kornizave të ndryshkura e shpresave të mykura?

Shpresoj se jo.

  1. De Beauvoire

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Florim Berbatovcit edhe një futbollist i njohur e ka…