Simpatizantët kërkesë të çuditshme për presidentin e Ukrainës

01 mars 2022 | 23:20

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka fituar një pëlqim global teksa po lufton për të mbrojtur vendin e tij pas pushtimit të Rusisë.

Një kërkesë e çuditshme ka ardhur nga fansat, ku kërkojnë prodhimin e një filmi politik për udhëheqësin e Ukrainës.

Përveç kësaj kërkese ata kanë dhënë edhe opsionin e aktorit që mund të luante rolin e Zelensky-t në këtë film, aktorin Jeremy Renner, raporton TCh.

Një ndër arsyet që i shtyu simpatizantët të mendonin kështu është e kaluara e presidentit të Ukraines Zelensky.

Ai është një ish-aktor që hyri në arenën politike në vitin 2019. Babai i dy fëmijëve ishte një nga komedianët më të njohur të televizionit të Ukrainës.

Disa prej fansave u pëlqeu kjo ide por disa të tjerëve jo. Ata u shprehën se Ukraina është në luftë dhe ka gjëra më të rëndësishme për të menduar.

Disa përdorues të “Twitter”-it u shprehën:

“Ukrainasit po humbasin jetën e tyre dhe po u shkatërrohen shtëpitë e bizneset”.

“Jeremy Renner duhet të luajë Zelensky-n në film! Kjo është gjëja më patetike dhe pa shije për të cilën mund të mendoni  tani”.

“Jeremy Renner duhet të luajë Volodymyr Zelensky-n në një film për luftën në Ukrainë, ky nuk është argëtim sepse njerëzit po vdesin. Njerëzit po dalin nga shtëpitë e tyre”.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Forca e re Demokratike, ka dal me një kumtesë…