Sinani: Çdo takim që kalon pa arritje të marrëveshjes, e rrit inatin e liderëve dhe të kampeve të LDK-së dhe LV-së

15 dhjetor 21:34

Profesori i komunikimit dhe gazetari, Resul Sinani, komentuar rreth pengesave për postin e presidentit që po shfaqen për formimin e qeverisë mes LV-së dhe LDK-së.

Sipas tij, çdo ditë që kalon, çdo takim që kalon, pa arritje të marrëveshjes, e rrit inatin e dy liderëve dhe kampeve të tyre politike.

“INATI SI KULTURË POLITIKE. E ritheksoj se në Kosovë, të gjitha veprimet politike, të gjitha koalicionet (para e pas) zgjedhore janë kondicionuar nga INATI dhe EGOCENTRIZMI i liderëve të partive politike.

Për sa i takon mundësisë së arritjes së koalicionit VV-LDK, çdo dite që kalon, çdo takim që kalon, pa arritje të marrëveshjes, e rrit inatin e dy liderëve dhe kampeve të tyre politike. Nëse VV-ja  do ta kishte pranuar kërkesën/kushtin e LDK-së për PRESIDENT në fazën e parë të bisedimeve, nuk do të bëhej shumë e madhe dhe do të kalohej pa shumë zhurmë”, ka shkruar Sinani, duke shtuar se tash jemi ne atë pozicionin e fabulës ‘E kam zënë hajdutin. Mbaje! Nuk po mundem. Lëshoje! Nuk po më lëshon’. “Nëse tash VV-ja e pranon kërkesën/kushtin e LDK-së për presidentin, opinioni publik stuhishëm (si në rastin e fotografisë së Xh.S. me M.Gj.) do të thonë se ‘ja edhe VV po bën pazare’ ndryshe nga ajo që është deklaruar. Nëse tash LDK-ja tërhiqet nga kërkesa/kushti për presidentin, opinioni publik stuhishëm do te thotë ‘ja kjo është LDK-ja, e dobët, PATERICE e VV-së, siç ishte dikur e PDK-së. …dhe përvoja na tregon se kur i kap NGERCI politikanet tanë, ‘mjekët ne Dragodan’ u’a japin nga një ‘SUPOZITOR’ për çlirimin e tyre!’”, ka shkruar Sinani në profilin e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Ylli me rezultat…