Sindikata e ATK-së dërgon Ligjin për Paga në Gjykatën Kushtetuese përmes Avokatit të Popullit

05 shkurt 2023 | 02:25

Kryesia e sindikatës së Administratës Tatimore, pas analizimit dhe shqyrtimit të Ligjit për Paga në Sektorin Publik, ka vendosur për dërgimin e këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese.

Sindikata e ATK-së konsideron se ligji në fjalë është diskriminues për zyrtarët tatimorë, stafin profesional dhe me gjerë në krahasim me institucionet apo shërbimet tjera të cilat janë të autorizuara për mbledhjen e taksave dhe tatimeve.

“Sindikata e ATK-së me miratimin e këtij ligji ka vërejtur së cenohet rendë siguria juridike e nëpunësve të sektorit publik duke përfshirë edhe punëtorët e Atk-së ngase ligji nuk përmban norma të qarta ligjore për rregullimin e pagave të tyre dhe kështu zyrtarët tatimorë mbesin pa zgjidhje të favorshme ligjore”.

“Punëtoret e ATK-së janë kategorizuar në nivelin me të ulët dhe janë diskriminuar maksimalisht bazuar në faktin se shumë pozita tepër të rëndësishme brenda Atk së, për arsye se ushtrojnë punë dhe detyra specifike (janë specialistë të fushës) nuk janë kategorizuar fare me këtë ligj dhe kërkesat si dhe propozimet e Atk-së edhe pse kanë qenë të shumta dhe plotësisht të bazuara nuk janë plotësuar as për së afërmi, prandaj punëtorët e Atk-së ndjehen tepër të shqetësuar dhe tejet të diskriminuar bazuar në Ligjin PSP, për arsye së nuk kemi pagë të njëjtë për punë të njëjtë dhe ligji si i tillë është kundërthënës në vetvete dhe në kundërshtim me vet parimet e tij”.

“Me LPSP nuk është vlerësuar aspak statusi i zyrtarëve tatimorë, natyra e punës, vëllimi dhe kompleksiteti i punës që ushtrojnë zyrtarët tatimorë të cilët ofrojnë shërbim në çdo vend dhe në çdo kohë në tërë territorin e vendit. Në këtë mënyrë dinjiteti i zyrtarëve tatimorë është nëpërkëmbur maksimalisht dhe institucioni i Atk-së nuk është vlerësuar aspak krahasuar me natyrën e punës, përkatësisht me detyrat dhe përgjegjësitë që ushtrojnë zyrtarët tatimorë gjatë punës së tyre, dhe mbi të gjitha shtojmë faktin se punëtorëve të Atk-së u ndalohet edhe puna sekondare, gjë që kjo është edhe një arsye më e fort që do duhej të kishin një rangim shumë më të lartë në këtë ligj”, thuhet në një kumtesë për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahir ka paralajmëruar…