Sindikata e policisë dhe Qendra për Mjekësi Fizikale ‘Nëna Naile’ arrijnë marrëveshje

28 janar 2022 | 11:26

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri dhe drejtori i Qëndresë për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim banja “Nëna Naile” në Kllokot, Dardan Novosella, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo marrëveshje do t’u ofrojë mundësinë anëtarëve sindikalë të Policisë së Kosovës që t’i shfrytëzojnë shërbimet e Qëndresë për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim banja “Nëna Naile”.

Në këtë marrëveshje janë të përfshira të gjitha shërbimet standarde të Banjës duke filluar nga: kontrollet mjekësore, të gjitha ushtrimet që ua përcaktojnë mjekët specialist të fiziatrisë së Qendrës për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim Banja “Nëna Naile” në Kllokot.

Kjo marrëveshje e përbashkët ka për qëllim që shërbimet e Qendrës mund të shfrytëzohen nga anëtarët e Sindikatës së Policisë së Kosovës, duke prezantuar vërtetimin e lëshuar nga udhëheqja e Sindikatës së Policisë së Kosovës sipas kontratës se re të nënshkruar dje.

Sindikata e Policisë se Kosovës përherë do të jetë afër çdo zyrtari policor për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për të gjithë anëtarët sindikal të Policisë së Kosovës.

Kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi më 27.01.2022 nga nënshkrimi i përfaqësuesve të dy palëve.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë sot (e premte)…