Sindikata e “Trepçës”: Diskutimi për “Trepçën”, cenon direkt sovranitetin e Kosovës

06 shkurt 2019 | 12:26

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të minatorëve të “Trepçës”, Shyqyri Sadiku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijancic që “Trepça”, do të jetë temë e bisedimeve me Serbinë.

Sipas Sadikut, diskutimi për “Trepçën”, e cenon dirket sovranitetin e Republikës së Kosovës. “Sindikata e pavarur e minatorëve të “Trepçës” reagon ashpër ndaj deklaratës së zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijancic që “Trepça” të jetë si temë diskutimi në dialogun në Bruksel. “Trepça”, është e minatorëve, “Trepça”, është pasuri kombëtare e Republikës së Kosovës. Diskutimi për “Trepçën”, cenon direkt sovranitetin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sadiku në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…