Sindikata: Punëtorët e KEK-ut do të stimulohen me nga 100 euro

22 mars 2021 | 19:11

Sindikata e re e KEK-ut ka njoftuar se punëtorët do të stimulohen me nga 100 euro shtesë për shkak të rrezikut nga pandemia.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në “Facebook”. Sindikata ka njoftuar se bordi ka vendosur që kjo kërkesë të realizohet.

“Të nderuar punëmarrës të KEK-ut, siç kemi kërkuar nga Bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut në tre muajt e ardhshëm të stimulohen punëtorët nga 100€ shtesë për shkak të rrezikut nga pandemia, sot bordi vendosi që kjo kërkesë të realizohet, dhe mbetet që kërkesat tjera të negociohen dhe të realizohen në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, në ekspozenë e tij para…