Sindikatat kërkojnë pagesën e plotë të pagave, protestojnë sot para RTK-së

09 qershor 2026 | 08:07

Tri organizata sindikale të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) – Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës, kanë njoftuar se sot, në orën 12:00, do të mbajnë një protestë para objektit të Televizionit të Kosovës.

Sipas njoftimit, protesta organizohet si reagim ndaj mosalokimit të plotë të pagave për punëtorët e RTK-së.

Sindikatat kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm të pjesës së mbetur të pagave dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve.

Ato u kanë bërë thirrje punëtorëve që t’i bashkohen protestës në mbrojtje të të drejtave të tyre dhe të sigurisë ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se nëse shkohet sërish…