Sipas OKB-s: Zvicra është vendi më i zhvilluar në botë

12 shtator 15:40

Për sa i përket jetëgjatësisë mesatare, nivelit të arsimimit dhe standardit të jetesës, Zvicra renditet në vendin e parë nga 191 vende, sipas Indeksit të ri të Zhvillimit Njerëzor, të publikuar nga Programi i OKB-së për Zhvillim (UNDP), njofton albinfo.ch.

Është hera e parë që Zvicra ka zënë pozitën e parë në renditjen vjetore, megjithëse gjithmonë ka qëndruar pranë në krye, duke u renditur e treta më 2020.

Një grafik i UNDP-së tregon se si Zvicra ka përparuar gjatë 30 vjetëve të fundit. Për shembull, në vitin 1990, jetëgjatësia në vend ishte 77.4 vjet, dhe të ardhurat kombëtare bruto për frymë ishin 59,117.

Në vitin 2020, të njëjtat shifra ishin përkatësisht 84 vjet, dhe 65.011.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesmeni dhe politikani Ramiz Kelmendi thotë se Qeveria dhe sindikatat…