Sir David Beckham, legjenda angleze shpallet kalorës nga mbreti Charles

04 nëntor 2025 | 16:32

Futbollisti legjendar anglez, David Beckham u dekorua sot (e martë) me titullin “Sir” apo kalorës në Kështjellën Windsor, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij prej dekadave në sport dhe në kauza bamirësie.

Beckham u dekorua me titullin kalorës nga Mbreti Charles dhe në atë rast ish-futbollisti veshi një kostum të dizenjuar nga gruaja e tij Victoria, një stiliste mode dhe ish-anëtare e Spice Girls.

Mbreti Charles dhe Beckham shkëmbyen fjalë të ngrohta gjatë ceremonisë, dhe futbollisti më vonë pranoi se qau kur mësoi për herë të parë se ishte vlerësuar me titullin e kalorësit.

“Ky është një moment kaq i madh për familjen tonë dhe është kaq i veçantë. Jam shumë krenar që më është bërë një nder kaq i veçantë”, ka thënë fillimisht Beckham.

“U rrita në një familje shumë të përulur në East End të Londrës. Gjithmonë kam dashur të bëhem futbollist profesionist dhe tani jam këtu në Kështjellën Ëindsor me monarkinë më të rëndësishme në botë”, përfundoi anglezi.

I lindur në Londrën Lindore, Beckham debutoi në Ligën Premier për Manchester United në vitin 1995, dy vjet pasi u bashkua si junior. Ai fitoi gjashtë tituj lige, dy Kupa FA dhe Ligën e Kampionëve me klubin, përpara se të luante për Real Madridin, LA Galaxy, AC Milan dhe Paris Saint-Germain. Ai u tërhoq në vitin 2013, pasi kishte luajtur 115 ndeshje për Anglinë.

I njohur për goditjet e tij të lira dhe krosimet e shkëlqyera, Beckham u bë gjithashtu një nga atletët më të suksesshëm komercialisht të epokës së tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, priti…