Siria sulmon me raketa rebelët në afërsi të Golanit

15 korrik 2018 | 16:15

Forcat e Qeverisë siriane kanë hedhur qindra raketa në zonat e kontrolluara nga rebelët, që gjenden në afërsi të territorit të okupuar nga Izraeli në Lartësitë Golan.

Ofensiva e së dielës vjen pasi forcat qeveritare siriane kanë rimarrë nën kontroll shumicën e territorit në provincën Daraa.

Në këtë provincë, sot kanë nisur largimin luftëtarët e armatosur dhe familjet e tyre, të cilët do të dërgohen në Idlib, territor i kontrolluar nga rebelët, raporton “Rel”.

Marrëveshje të ngjashme për evakuimin e rebelëve janë bërë edhe në të kaluarën, por Kombet e Bashkuara dhe grupet për të drejtat e njeriut thonë se evakuimet nuk po bëhen me dëshirë, por civilët dhe rebelët po detyrohen të largohen nga territoret që kanë pasur nën kontroll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe homologu i tij nga…