Sistem i ri për eksportimin e mallrave nga Kosova në Zvicër dhe Norvegji

10 maj 2018 | 12:13

 

Dogana e Kosovës ka filluar me aplikimin e sistemit “REX” në kuadër të skemës General System of Preferences (GSP) e cila i ofrohet vendeve në zhvillim, në këtë rast Kosovës nga Zvicra dhe Norvegjia.

“Ky sistem u mundëson eksportuesve kosovarë që eksportojnë mallra me origjinë preferenciale në Zvicër dhe Norvegji që të regjistrohen nga Dogana e Kosovës në këtë sistem, kurse pastaj ta kenë mundësinë për mallrat e eksportuara në këto dy vende që të lëshojnë vetë deklaratë – faturë mbi origjinën pa pasur nevojë të pajisen me certifikatë të origjinës ‘FORMA A’. Funksionimi i plotë i këtij sistemi ka filluar nga data 1 janar 2017”, është thënë në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, periudha tranzitore nga metoda e certifikimit me certifikatën ‘FORMA A’ (siç ka qenë) në metodën e certifikimit përmes sistemit “REX” do të zgjasë deri më 30 qershor 2018, periudhë pas të cilës çdo eksportues që dërgon mallra me origjinë preferenciale të Kosovës në këto dy vende nuk mund të përfitojë nga preferencat e sistemit GSP pa qenë i regjistruar.

“Njoftohen të gjithë prodhuesit, eksportuesit nga Kosova që eksportojnë mallra me origjinë të Kosovës në Zvicër dhe Norvegji dhe që dëshirojnë të përfitojnë nga skema e sistemit gjeneral të preferencave, të plotësojnë formularin i cili gjendet në uebfaqen e Doganës dhe të njëjtën të vijnë ta paraqesin pranë sektorit të origjinës, në zyrat e Doganës së Kosovës në Prishtinë, në mënyrë që të regjistrohen në sistem. Pas regjistrimit do ta merrni numrin e regjistrimit të cilin duhet ta vendosin tek deklarimi fatural”, është thënë në njoftimin e Doganës.

Të gjitha informatat dhe formularët gjenden në ueb faqen e doganës tek kategoria Për Biznese apo linkun: https://dogana.rks-gov.net/per-biznese/cert-e-origjines-per-zvicrren-dhe-norvegjine/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkodran Mustafi mund të largohet nga skuadra e Arsenalit gjatë…