Situata e sigurisë në Kosovë, e qetë

03 dhjetor 2020 | 16:37

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur sot në takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin, Franco Federici, raporton “Epoka e re”.

Ministri Veliu e ka uruar komandantin e ri, gjeneralmajorin Federici dhe ka theksuar se KFOR-i ka qenë dhe vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend duke e vlerësuar se momentalisht situata nga aspekti i sigurisë është e qetë dhe stabile si dhe u diskutua për menaxhimin e pandemisë Covid-19 me të cilën jemi duke u përballur.

Ministri Veliu dhe gjeneralmajor Federici theksuan se bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është shumë i mirë dhe shprehën gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke vazhduar me fushatën 16 Ditë të Aktivizmit kundër Dhunës…