Situata e sigurisë vë në pikëpyetje zgjedhjet në veri

08 dhjetor 2022 | 08:38

Incidentet e 6 dhjetorit në veri të Kosovës ngritën pikëpyetje për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, më 18 dhjetor.

Presidenca dhe Qeveria e Kosovës thanë se janë në pritje të vlerësimit të situatës së sigurisë nga Policia e Kosovës.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, tha se nuk ka kushte për një proces të tillë. Zgjedhjet “nuk mund të mbahen me zor”, tha edhe kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Disa kandidatë për kryetarë të komunave në veri, të intervistuar nga REL-i, thanë se procesi duhet të shkojë përpara në datën e caktuar.

? VIDEO

https://www.evropaelire.org/a/incidentet-veri-zgjedhjet-/32166455.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian propozoi vendosjen e sanksioneve ndaj…