Situata politike në Shqipëri dhe Kosovë, Meta takim me Hashim Thaçin

05 qershor 2020 | 12:45

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përfunduar takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi ka deklaruar dje në media se kishte ardhur në Shqipëri për një vizitë miqësore, për të takuar liderët politikë për shkak edhe të zhvillimeve të fundit politike në të dy vendet.

Kjo është vizita e parë e Thaçit pas hapjes së kufirit mes dy vendeve, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Ndërkohë, të dy vendet, ndodhen në një klime të ‘nxehtë’ politike, Kosova për shkak të ndryshimeve që solli qeveria e re, Shqipëria për shkak të debateve për reformën zgjedhore, raporton “Top Channel”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“NOVARA” sh.p.k. me seli në Prishtinë, shpall të pavlefshme certifikatën…