S’ka datë për negociatat me Shqipërinë, vetëm deklaratë

18 qershor 2019 | 13:40

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) pritet të nxjerrin vetëm një deklaratë për rëndësinë strategjike të Ballkanit për Evropën dhe nuk do të japin një datë përfundimtare për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Në mbledhjen e sotme, ministrat e vendeve anëtare të BE-së për punët e jashtme dhe të Evropës nuk duket se do të merret ndonjë vendim përfundimtar për çeljen e negociatave me Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut, por do të lëshohet një deklaratë apo vendim paraprak që do të tregojë rëndësinë strategjike të Ballkanit për Evropën.

Franca, Holanda dhe Danimarka kanë shprehur rezerva, shkruan “DPA”. Por, një ndër arsyet e mosmarrjes së vendimit është edhe mungesa e vendimit të Bundestagut gjerman.

Gjermania e merr vendimin në shtator apo tetor

Ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth, para takimit ka thënë: “Para një viti u kemi dhënë detyrat e shtëpisë dy vendeve dhe ata i kanë përmbushur. Veç kësaj Maqedonia e Veriut ka arritur të zgjidhë një konflikt 30 vjeçar me Marrëveshjen e Prespës. Dhe kjo është e pashembullt dhe duhet shpërblyer”.

Rothi ka theksuar se për arsye kohe Gjermania do ta marrë vendimin në shtator ose tetor. /DW/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ndeshjeve të Përfaqësueses A me Poloninë dhe Gjermaninë është…